Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kosovë, Veseli fton partitë të përmbahen nga gjuha e urrejtjes

Postuar: 16/09/2019 - 16:43

Kuvendi i Kosovës po shënon Ditën e Demokracisë me moton “Pjesëmarrja”. Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK, Kadri Veseli i ftoi partitë politike që të jenë të kujdesshëm në gjuhën që po përdorin para fillimit të fushatës zgjedhore.
 
“Në fushata zgjedhore është me rëndësi që të shmangim çdo gjuhë të urrejtjes andaj ju bëj thirrje subjekteve që të zhvillojnë një fushatë më dinjitoze”.
 
Sipas tij, falë ndihmës dhe partneritetit me ShBA dhe BE, Kosova ka bërë shumë hapa përpara në ndërtimin e institucioneve demokratike në vend.
 
“Kosova falë ndihmës dhe partneritetit me ShBA dhe BE ka bërë shumë hapa përpara në ndërtimin e institucioneve demokratike në vend”.
 
“Ende shumë ngelet për të bërë dhe një nga kërcënimet më të mëdha që rrezikon demokracinë tonë është korrupsioni dhe nepotizmi. Kjo luftë fitohet kur ne bëhemi bashkërisht dhe angazhohemi më seriozisht”, u shpreh Veseli.
 
Veseli, tha se një nga institucionet më transparente të vendit, është Kuvendi i Kosovës.
 
“Kuvendi i Kosovës është institucioni më transparent në Kosovë unë jam shumë krenar për këtë dhe shumë falënderues. Kjo është një ditë e shenjtë për ne dhe kjo datë inkurajon për të promovuar konsolidimin e demokracisë dhe populli ynë ka bërë një rrugë të mundimshme par të arritur në ditën e lirisë dhe demokracisë”.
 
“Demokracia që e gëzojmë ne nuk duhet të merret si e mirëqenë ne duhet ta bëjmë çdo ditë këtë vend më demokratik”, tha Veseli.
Kuvendi i Kosovës nën moton “Pjesëmarrja“, për të 11 vit me radhë shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.
Duke filluar në orën 9:30, qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur.
Për nder të kësaj dite, Kuvendi organizon aktiviteteve të ndryshme që e afirmojnë ndërtimin e demokracisë.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/10/2019 - 18:59

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka reaguar pas ngjarjes në Kosovë ku mbetën të helmuar 26 zyrtarë të KQZ-së, të cilët dyshohet se u helmuan nga zarfet me vota të Serbisë.

Postuar: 14/10/2019 - 17:42

Ish-Prokurorja, Katica Janeva pasi ka kam marrë mjekimin në spitak sot është kthyer në qelinë e p

Postuar: 14/10/2019 - 17:17

Albin Kurti ka ndarë sot me publikun një foto të simpatizantit më të dalluar të Lëvizjes Vetëvend

Postuar: 14/10/2019 - 17:16

Ava Karabatic, ish-moidele e Playboy model, e njohur në reality TV dhe si artiste ka njoftuar kan

Postuar: 14/10/2019 - 15:33

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Kryetaren e KQZ, Valde

Postuar: 14/10/2019 - 15:13

Nënkryetari i Listës Serbe, Sërxhan Popovic, tha sot se fletëvotimet “helmuese” nga