BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të pazareve, nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës, pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e papritur: Në varreza me...

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e
x
BREAKING NEWS

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike nga përfundimi i projektit gjigant: Do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike
x
BREAKING NEWS

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart Taçit? Braçe shpërthen i revoltuar dhe “hedh topin” tek Arben Ahmetaj: Unë siguroj dokumentin e plotë dhe në atë datë unë kam qenë vetëm deputet

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart
x

Rajoni

Kremlini reagon me tone të ashpra ndaj shpalljes “non grata” të dy zyrtarëve rus: Kosova po na provokon, UMNIK të reagojë

Kremlini reagon me tone të ashpra ndaj shpalljes “non grata”

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka shpërthyer dje në deklarata fyese në drejtim të Republikës dhe qeverisë së Kosovës. Në deklaratën e zëdhënëses së kësaj ministrie, Kosova quhet me përbuzje një shtet i vetëshpallur , ndërsa institucionet legjitime të Kosovës referohen si “të ashtuquajturat autoritete”. Deklarata me një gjuhë aspak korrekte erdhi si reagim i qevrisë së Kosovës për të shpallur non grata dhe për të kërkuar largimin nga territori i Kosovës të dy zyrtarëve rus. Ndërkohë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharaova, e ka konsideruar vendimin e qeverisë së Kosovës, si një provokim i madh anti-rus . “Më 22 tetor, të ashtuquajturat ‘autoritete’ të Kosovës kanë filluar një provokim të madh anti-rus, duke njoftuar edhe publikisht, se dy diplomatë rusë që punonin në Zyrën në Prishtinë të Ambasadës sonë në Republikën e Serbisë, janë të padëshiruar. Supozojmë se ky sulm nga administrata në Prishtinë, nuk sjellë ndonjë pasojë për statusin ligjor të stafit diplomatik rus të përmendur”, njoftoi ajo. Më tej, Zakharaova i ka bërë thirrje UNMIK-ut që të reagojë në lidhje me situatën dhe të ofrojë zgjidhje në atë që e ka konsideruar si padrejtësi nga pala kosovare. “Në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që është thelbësore për zgjidhjen e Kosovës, ata janë akredituar pranë Misionit të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK) dhe nuk kanë lidhje me strukturat e këtij shteti të vetëshpallur”, është shprehur ajo. Zakharaova ka vijuar me faktin që UNMIK duhet të sigurojë kushtet e nevojshme për punë të personelit rus në Kosovë, si dhe ka kërkuar mbajtje qëndrimi kundrejt liderëve të përfshirë kosovarë. “I bëjmë thirrje UNMIK-ut dhe Forcës Ndërkombëtare për Kosovën, në kuadër të kompetencave sipas Rezolutës 1244, të sigurojnë siguri të besueshme dhe kushtet e nevojshme për punën e plotë të personelit në Zyrën Ruse në Prishtinë. Ne presim garancitë përkatëse me shkrim nga administrata e OKB-së. Shpresojmë që sjellja sfiduese e liderëve kosovarë të marrë kualifikimet e duhura kritike”, ka deklaruar ajo

Personat e shpallur “non grata”

Dy zyrtarët rus të shpallur non grata në Kosovë, janë Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev. Vendimi për tu dhënë statusin e të padëshiruarit është bërë i ditur të premten nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila sqaroi se kërkesën për marrjen e një vendimi të tillë ia kishte paraqitur zëvendës kryeministres së vendit, njëkohësisht mbajtëse e postit të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz. Me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, presidentja njoftoi se arsyeja për një kërkesë të tillë ka qenë pikërisht aktiviteti i këtyre zyrtarëve, i cili është konsideruar i dëmshëm. “Këtë javë kam kërkuar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, t‘i shpallë persona non grata dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, shkroi e para e shtetit të Kosovës. Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev janë piketuar nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe është dalë në përfundimin se veprimtaria e tyre është cenuese për sigurinë kombëtare. Alexey Kryvosheev, njëri prej personave të shpallur non grata, nuk është hera e parë që “fiton” këtë status. Më parë ai ishte shpallur person i padëshiruar edhe nga autoritetet shqiptare, kjo pasi në në janar të këtij viti, sipas qeverisë shqiptare, vazhdimisht ka thyer masat anti-COVID në Shqipëri. Kujtojmë se Presidentja Osmani e ka lidhur veprimtarinë e këtyre dy zyrtarëve, me aktivitetin e shtuar rus në rajon dhe tentativave për të destabilizuar Ballkanin. “Institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë rrënimin e arritjeve tona dhe të SHBA-ve, NATO-s, dhe BE-së. Për këtë arsye do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë amerikanë dhe evropianë për ta parandaluar tentimin që Kosova dhe rajoni ynë të jenë pre e ambicieve destablizuese të Federatës Ruse”, shkroi zonja Osmani.