Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Kreu i koalicionit "Bardh e Zi" Dritan Abazoviç del me thirrjen e fortë pas përplasjeve: Më bëhen presione nga gjithfarë adresash. Ngremë qeveri ekspertësh

Kreu i koalicionit "Bardh e Zi" Dritan Abazoviç del me thirrjen

Lideri i koalicionit “E zezë mbi të bardhë” Dritan Abazoviç i dënoi incidentet e mbrëmshme në rrugë dhe iu bëri thirrje qytetarëve për qetësi, sipas Vijesti-t.

“Iu bëj thirrje qytetarëve për qetësi. Ka kohë për të festuar. Qëndroni në shtëpi, na duhet urtësi. Bëni çmos ta qetësojmë Malin e Zi, askujt nuk i nevojiten tensionet, me përjashtim të atyre që humbën pushtetin”, citohet të jetë shprehur Abazoviç. Ai vijoi më tej, duke thënë se nuk do të bëhet kurrfarë kompromisi me interesat kombëtare të Malit të Zi.

“Mali i Zi nuk do të bëhet as Sparta e Serbisë, as Shqipëria e Madhe”, deklaroi Dritan Abazoviç. Sikundër u shpreh ai, ndryshimet do të ndodhnin, se ato janë melhemi i bekuar për Malin e Zi dhe se këtu nuk ka asgjë të keqe, me përjashtim të mafias, e cila do të përgjigjet para ligjit. 

“Ne jemi një koalicion që dolëm para qytetarëve me ofertën për të kryer ndryshimin; kurrfarë presionesh që më bëhen nga gjithfarë adresash dhe gjithfarë njerëzish nuk do të më gjunjëzojnë nga rruga për të ndryshuar pushtetin tridhjetëvjeçar në Mal të Zi. Jam krejtësisht i imunizuar ndaj presioneve”, tha Abazoviç. Ai vijoi më tej e tha se Mali i Zi do të zhvillohet si shtet i qytetarëve dhe se kusht për realizimin e kësaj platforme është qeveria e ekspertëve. 

“Tash është momenti t’i ndryshojmë gjërat për mirë dhe të bëjmë diçka më mirë për shtetin tonë. T’iu shtrijmë dorën të gjithëve, partive të pakicave dhe të shpallim se kushti është krijimi i një qeverie ekspertësh”, citohet të jetë shprehur Abazoviç. 

Lideri i platformës “E zezë mbi të bardhë” dyshon që anëtarët e DPS-it të bëhen pjesë e qeverisë së ekspertëve, por me siguri që do të jenë në administratë. Ai shprehu dëshirën që pjesë e qeverisë të bëhen edhe partitë e pakicave. “Kam biseduar me krerët e partive të shqiptarëve, besoj se ekziston dëshira”. 

Duke folur për incidentet ai përsëriti: “Kush del në rrugë, punon për regjimin e larguar dhe nuk ka interes që gjërat të ndryshojnë”. Ai porositi se duhen ulur tensionet dhe, duke iu drejtuar përfaqësuesve të pakicave kombëtare, tha se nuk duhet të ndihen të cenuar. Në vlerësimin e tij vendi ndodhet në një çast historik dhe shtoi: “Mali i Zi është një shoqëri parapolitike”, duke qenë se deri më sot në historinë e vet nuk ka mundur ta ndërrojë qeverinë në rrugë demokratike. Abrazoviç tha se i kupton pritshmëritë e njerëzve, por, nënvizoi ai, puna nuk përfundon për dy ditë, se lypset mjaft urti, analizë, kontakte. “Ajo që është shkatërruar për 30 vjet nuk mund të ndërtohet për 30 ditë”, theksoi Abazoviç. Ai përfundoi duke thënë se partia e tij ashtu si dhe subjektet e tjera politike do të respektojnë të gjitha detyrimet ndërkombëtare.