BREAKING NEWS

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr masat e reja për të kufizuar përhapjen e Covid, mbyllen universitetet dhe konviktet, ja çfarë pritet të ndodhë me baret dhe restorantet në Shqipëri

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr
x

Rajoni

Krim horror në Greqi/ Viktimat të shtrirë në dysheme të mbuluar nga gjaku, autori i dyshuar një shqiptar

Krim horror në Greqi/ Viktimat të shtrirë në dysheme të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Loutraki të Greqisë, ku një grua me origjinë nga Ukraina u gjet e vdekur me bashkëshortin e saj grek.

Ata janë gjetur pa jetë në shtëpinë e tyre në këtë zonë. Në lidhje me ngjarjen që tronditi komunitetin lokal, dyshohet se vrasësi është një shqiptar, shkruajnë mediat helene.

Policia ka hyrë në shtëpinë e çiftit pasditen e sotme, pasi një grua ka thënë se ka parë aty gjak. Forcat policore kanë lajmëruar se sapo kanë hyrë në banesë, kanë parë se burri e gruaja ishin të mbuluar në gjak.

Sipas policisë, në trupat e tyre kishte shenja dhune, ndërsa një detaj i frikshëm është se ata janë gjetur totalisht të zhveshur.

Gruaja ukrainase 45 vjeçe ishte martuar me një biznesmen nga Mikonos dhe kishte një vajzë 20 vjeçe. Dyshohet se së fundmi, ajo ka pasur lidhje me shqiptarin, që dyshohet se ka kryer edhe krimin e dyfishtë.

Krim horror në Greqi/ Viktimat të shtrirë në dysheme të