BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Rajoni

Krimet në Athinë/ Debat në parlamentin grek, ja shqiptari që u mor shembull

Krimet në Athinë/ Debat në parlamentin grek, ja shqiptari që

Mediat greke i dhanë sot jehonë debatit  në parlament për sigurinë, pas disa vrasjeve të ndodhura në kryeqytet. Ministri i Mbrojtjes Civile, Michalis Chrysochoidis, akuzoi qeverinë paraardhëse “SYRIZA”, të drejtuar nga Alexis Tspiras, që përmes ligjit të njohur si “Paraskevopoulos” liroi kriminelët nga qelitë. Sipas ministrit, janë 117 kriminelë që u liruan nga burgu nga ky ligj i miratuar. Ligji me synimin për të lehtësuar mbipopullimin në burgje u dha liri të parakohshme të dënuarve me probleme shëndetësore.

Debati kaloi në disa shembuj të rikthimit në krime të atyre që ishin liruar, mes të cilëve u mor si shembull edhe shqiptari Neri Musta. Ai ishte dënuar me 14.5 vite burg, por bëri vetëm 4.5 vite dhe doli nga qelia duke përfituar nga ligji që miratoi qeveria e Tsipras. Shqiptari u arrestua në vitin 2015 si bashkëpunëtor në dy vrasje së bashku me Mondi Bajramin, mbi të cilin rëndonin edhe vrasje të tjera. Por më 12 korrik 2019 Musta u la i lirë.

Ministri Michalis Chrysochoidis mori si shembull të pasojës së këtij ligji veprimin që bëri Neri Musta vetëm 20 ditë pasi u lirua nga burgu. Musta mësohet se, me 5 gusht 2019, vetëm 20 ditë pas lirimit, mori pjesë në një grabitje banke në Parga. Prokurori i Prevezës lëshoi një urdhër për arrestimin e tij, por ai nuk u kap edhe pas shumë gjurmimeve.

Mediat greke kanë kujtuar se, goditja e tij e radhës nga Musta do të ishte më 8 shkurt 2020, kur u organizua një operacion i madh policor  për të arrestuar tre kriminelë shqiptarë që kishin kryer grabitje në Kalamata, Parga dhe disa qytete të tjera të Greqisë. Policia u përpoq ti bllokonte në Korint, por kur kuptuan se u rrethuan, shqiptarët nxorën armët duke qëlluar në drejtim të policisë. Policia u përgjigj me zjarr dhe në fund dy nga kriminelët u plagosën. Njëri prej tyre u transportua në spitalin e Korintit dhe tjetri në Thriasio.

Nga kjo ndjekje e shkurtit të vitit të shkuar, vetëm njëri shpëtoi dhe ende është i lirë. Ai është pikërisht Neri Musta, për të cilin ka dy urdhër arreste dhe shpërblim për atë që do të tregojë vendndodhjen e tij.