Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kritikuan për krijimin e ushtrisë/ Haradinaj në lidhje telefonike me sekretarin e NATO-s, zbardhen detaje nga biseda

Postuar: 06/12/2018 - 16:46

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj bëri të ditur ditën e sotme se ka folur në telefon me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për transformim të Forcave Speciale të Kosovës.

Haradinaj theksoi se gjatë bisedës me Stoltenberg e ka njoftuar se vendimi për tranforimimin e FSK-së është vendim sovran i Kosovës, i cili do të votohet më 14 dhjetor dhe përmban në vete vizionin dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës që të ruajnë dhe mbrojnë vlerat perëndimore.

“Sot zhvillova një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s z. Jens Stoltenberg. Shpreha falënderimin tim dhe të popullit të Kosovës për misionin e KFOR-it në Kosovë dhe kontributin e NATO-s për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. Gjithashtu shpreha respektin dhe ndjenjën e thellë për shumë ushtarë të NATO-s që kanë humbur jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë. Duke shprehur mirëkuptim për qëndrimin e tij nga perspektiva multilaterale për procesin e tranzicionit, njëkohësisht e informova Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg se Kosova është e përkushtuar për një proces të tranzicionit të FSK-së që do të sigurojë një ushtri profesionale, multietnike dhe kredibile në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ky vendim sovran i Kosovës, i cili do të votohet më 14 dhjetor, përmban në vete vizionin dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës që të ruajnë dhe mbrojnë vlerat perëndimore. FSK do të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë. Institucionet e Kosovës do të sigurohen të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me KFOR dhe NALT, pasi që ndajmë të njëjtat shqetësime të sigurisë, interesat dhe vlerat”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Ndërkohë nga ana tjetër Stoltenberg në një deklaratë për mediat ka treguar se lidhje telefonike ka pasur edhe me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç

Në deklaratën sekretarit të NATO-s thuhet se iu është kërkuar të dy shteteve të tregohen të përmbajtur dhe të shmangin çfarëdo deklarate apo veprim provokativ.

“Gjatë bisedës me Haradinajn, ngrita shqetësime për planin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri. Ia theksova se një veprim i tillë është i papërshtatshëm dhe kundër këshillave të shumë aleatëve të NATO-s dhe mund të ketë pasoja në perspektivën e Kosovës për integrim euro-atlantik. Kam përsëritur se mandati i Forcës së Sigurisë evoluon, dhe NATO duhet të shqyrtojë nivelin e angazhimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Stoltenberg.

“Gjithashtu kam biseduar me presidentin Vuçiq rreth nevojës urgjente që të ulen tensionet. Ua kam rikujtuar të dyve se dialogu i ndërmjetësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës, duhet të mbetet e vetmja mënyrë për të sjellë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon. NATO mbetet e angazhuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, përmes misionit paqeruajtës të KFOR-it të mandatuar nga OKB-ja”, shtoi sekretari i NATO-s.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2018 - 17:51

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, por ka theksuar se një korrigjim i mundshëm nuk duhet të bëhet në vija etnike.

Postuar: 10/12/2018 - 17:47

Qëndrimi i Qeverisë së Kosovës nuk ka ndryshuar sa i përket vendimit për taksën 100 për qind nd

Postuar: 10/12/2018 - 16:46

Ministri i jashtëm i Maqedonisë u përpoq sot të qetësojë konfrontimin e hapur së fundmi me Bull

Postuar: 10/12/2018 - 16:26

Kreu i opozitareve Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka shprehur bindjen se partia e tij vij

Postuar: 10/12/2018 - 15:42

Presidenti i Serbisë dhe i Partisë Progresive Serbe (SNS), Aleksandër Vuçiç tha se ai nuk do të

Postuar: 10/12/2018 - 15:34

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev sot deklaroi se në periudhën e ardhshme nuk planifikohet sjel

Postuar: 10/12/2018 - 15:31

24 automjete ushtarake i erdhën dje Kosovës nga Amerika, në prag të formimit të ushtrisë së Kos