BREAKING NEWS

Kërcet arma në Shkodër

Kërcet arma në Shkodër
x
BREAKING NEWS

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për Lefter Kokën dhe tre zyrtarëve të tjerë të arrestuar për aferën e inceneratorëve

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për
x
BREAKING NEWS

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me kallashnikov dhe vrasin gjysmën e lokalit”/ Eksperti i kriminalistikës bën paralajmërimin e fortë: Është rritur profesionalizmi, nga 2012 e deri tani...

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me
x
BREAKING NEWS

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë së Shtetit”/ Ish-drejtuesi i policisë zbulon se kush i nxjerr fotot e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë
x
BREAKING NEWS

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit zbulon si rekrutohen vrasësit me pagesë

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i
x
BREAKING NEWS

Gazetarja trondit me deklaratën: Sistemet e Policisë i ka ndërtuar një firmë ruse, ja dëmi që kanë shkaktuar hakerat në sistem

Gazetarja trondit me deklaratën: Sistemet e Policisë i ka
x
BREAKING NEWS

Dëshmia e dy vëllezërve Beqiraj/ Klodiana Lala plas deklaratën e fortë: Ngjarje kriminale të rastësishme i kanë ‘zbardhur fytyrën policisë’

Dëshmia e dy vëllezërve Beqiraj/ Klodiana Lala plas
x
BREAKING NEWS

“Në Shqipëri i ka mbetur vetëm...”, Klodiana Lala flet me emra: Kush është personazhi i njohur i botës së krimit që mori gjobën 500 mijë euroshe

“Në Shqipëri i ka mbetur vetëm...”, Klodiana Lala
x

Rajoni

Kriza e energjisë/ Qeveria e Maqedonisë së Veriut merr vendimin, ja çfarë do të ndodhë nga 1 shtatori

Kriza e energjisë/ Qeveria e Maqedonisë së Veriut merr vendimin,

Qeveria e Maqedonisë së Veriut urdhëroi sot masa për kursimin e energjisë elektrike për t’u përballur më lehtë me dimrin që vjen.

Por, masat e kursimit detyrojnë në radhë të parë institucionet dhe agjencitë shtetërore, ndërsa atyre të pushtetit vendor dhe kompanive private u rekomandohet të kursejnë energjinë. Autoritetet synojnë uljen e konsumit të energjisë elektrike me 15 përqind në krahasim me muajt e njëjtë të dimrit të kaluar.

Autoritetet qeveritare maqedonase synojnë të kursejnë energji elektrike në mënyrë që muajt e dimrit të kalohen më me lehtësi. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se dimri që vjen do të jetë ndër më të vështirët me të cilët është ballafaquar ndonjëherë vendi, teksa njoftoi vendimet që i mori të martën qeveria për të kursyer energjinë elektrike.

“Rekomandimet, udhëzimet dhe obligimet janë ndarë në disa kategori, para së gjithash duke u nisur nga fakti nëse bëhet fjalë për konsumin familjar, për kompani apo hapësira të objekteve publike në pronësi të pushtetit qendror, siç janë ministritë, agjencitë e ndryshme, organet e administratës shtetërore dhe institucione të tjera”.

Ndërsa masat për institucionet qeveritare dhe publike janë të detyrueshme, atyre të pushtetit lokal, kompanive private dhe konsumatorëve familjarë u rekomandohet të ndjekin urdhëron që vlen për institucionet dhe agjencitë qeveritare.

“Qëllimi kryesor që duhet të arrihet është ulja e konsumit të energjisë elekrtike me 15% krahasuar me muajin e njëjtë të një viti më parë. Nëse nuk arrihet ky qëllim do të pasojnë sanksione të ndryshmne për drejtuesit e institucioneve të përcaktuara në kuadër të vendimeve qeveritare”, tha ministri Bekteshi.

Masat do të hyjnë në fuqi nga 1 shtatori dhe do të zgjasin deri më 31 mars të vitit të ardhshëm.

Masat parashikojnë, mes tjerash shkyçjen e dritave dekorative nga objektet dhe fasadat, mospërdorimin e dritave në hapësira ku ka dritë dielli, shkyçjen e kompjuterëve pas përfundimit të punës, përdorimin e arsyeshëm të kondicionerëve, varësisht temperaturave, etj.

Autoritetet në Shkup synojnë që të mos blejnë nga jashtë energji elektrike deri në fund të këtij viti dhe prodhimin vendas ta rrisin përmes kapacitetit të termocentraleve. Megjithatë, për këtë qëllim nevojiten sasi të konsiderueshme të qymyrit që do të importohej nga jashtë. /VOA