BREAKING NEWS

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në disa qytete të vendit, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në
x
BREAKING NEWS

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, zbardhen detaje nga dosja që e ka fundosur

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i
x

Rajoni

Kriza energjike, qeveria e shtetit fqinj shpall masat: Paketë 500 mln euro për të ndihmuar 1.8 milionë familje

Kriza energjike, qeveria e shtetit fqinj shpall masat: Paketë 500 mln euro

Dimri i ardhshëm parashikohet të jetë i zymtë, i ftohtë dhe i shtrenjtë për Evropën, pas krizë së çmimeve të energjisë që pritet të prekë të gjitha vendet.

E teksa dimri po afrohet qeveritë po përpiqen të gjejë masa për të mbrojtur qytetarët.

Qeveria greke ditën e sotme ka shpallur masat e shpëtimit për krizën energjitike. Për të përballuar këtë krizë qeveria ka vendosur që të verë në dispozicion 500 milionë euro. 500 milionë euro do të jetë për të ndimuar reth 80% të popullsisë greke

Qeveria po dyfishon subvencionin për të gjitha faturat e energjisë elektrike për të gjitha familjet, nga 30 euro në 60 euro për megavat orë dhe për 300 kilovat orët e para në muaj. Kështu, nga 9 euro në muaj, subvencioni do të arrijë në 18 euro në muaj për një familje dhe do të mbulojë 300 kilovat orët e para.

Masat lidhur me krizën e energjisë:

Shuma e ndihmës rritet me 59% për një familje mesatare me 2 fëmijë. Rritja shkon nga 36% për familjet pa fëmijë, në 68% për familjet me 3 fëmijë.

– Baza për llogaritjen e shtesës rritet nga 220 euro në 300 euro (kjo shumë shumëzohet me ditët e gradës, të cilat janë një faktor që varion nga 0.12 në 1.62 në varësi të të ftohtit të rajonit).

– Paga për secilin fëmijë do të rritet me 20%, në vend të 10%, e cila ishte e vlefshme deri më sot.

-Paga minimale rritet në 100 euro, nga 80 euro.

– Pagamaksimale rritet në 750 euro, nga 650 euro.

Bazuar në sa më sipër, pritet që 80% e familjeve që do të konsumojnë format e subvencionuara të karburantit (DIESEL), gazit natyror, LPG, dru zjarri dhe biomasë (pelet) vlerësohet të jenë rreth 1.8 milion. Familjet i konsumojnë këto forma të karburant, nga të cilat rreth 1.45 milion familje kanë të drejtë për këtë përfitim.