Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kriza politike, Mustafa tryezë me shoqërinë civile

Kriza politike, Mustafa tryezë me shoqërinë civile

Postuar: 09/02/2016 - 10:13

Ditën e sotme kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa merr pjesë në tryezën e organizuar me përfaqësues të mediave dhe të shoqërisë civile, ku do të diskutohet për zhvillimet aktuale në vend.
 
Në një njoftim të qeverisë së Kosovës, bëhet e ditur se takimi do të mbahet në orën 11:00.
 
Kryeministri Mustafa deklaroi mbrëmjen e djeshme se opozita edhe përkundër dëmeve që i shkaktoi vendit për një periudhë të gjatë, është më mirë të pranojë se kishte kauzë false e të kthehet në Kuvend.
 
Sipas Mustafës, opozita është më mirë të pranojë gabimet se sa të insistojë në gabime për ta dëmtuar vendin.
 
“Lidershipi nuk matet me atributet që liderët dhe vartësit e tyre ia përshkruajnë vetvetes, por nga vlerësimi qytetar për dhunën dhe plagët që po i shkaktohen Kosovës nga sjelljet e tilla. Kosova nuk e meriton dhunën. Policët e Kosovës, djemtë tanë, shumica luftëtarë të këtij vendi, nuk ka askush të drejtë t’i gjuajë dhe t’i plagosë me gurë e t’ua vë flakën me shishe molotovi. Nëna e baballarë, motra e vëllezër, mos lejoni që djemtë e vajzat tuaja, motrat e vëllezërit tuaj të kryejnë veprime të tilla. Njerëzit që u përgjakën me gurë, janë bijtë e këtij vendi”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook.
 
Ai ka shkruar se Kosovës i nevojitet opozitë demokratike, opozitë e argumenteve. 
 
“Njerëzit e opozitës sonë mund të jenë të tillë. Por, duhet të heqin dorë nga dhuna!”, ka shkruar ai.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 22:53

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti ka ka takuar sot në Bruksel Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Johanes Hahn.Ai gjithashtu ka njoftuar se një takim tjetër ka pa

Postuar: 15/11/2019 - 21:15

Një tërmet me intensitet prej 3.9 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur Maqedoninë e Veriut

Postuar: 15/11/2019 - 20:46

Nga samiti i Selanikut, ambasadori i SHBA-së në Greqi Geoffrey R.

Postuar: 15/11/2019 - 20:00

Kryeministri i Greqisë Kiriakos Mitsotakis, ka shprehur bindjen e tij se edhe përkrah qëndrimit

Postuar: 15/11/2019 - 17:31

Tani që ai është zgjedhur kryeministër nuk është aspak e lehtë të lëvizë i vetëm në ambiente publ

Postuar: 15/11/2019 - 15:23

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në Maqedoninë e Veriut informon se 22 Nëntori – D

Postuar: 15/11/2019 - 15:12

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot se i takon Serbisë të vendosë se ç