BREAKING NEWS

Reagon Ambasada e Francës me ‘notë proteste’ MJP për deklaratat e forta të kryeministrit: Rama po sulmon vendet mike dhe aleate, Bashkimi Evropian është donatori më i madh në Shqipëri

Reagon Ambasada e Francës me ‘notë proteste’ MJP për
x

Rajoni

Krizë e fortë politike në Kosovë, PDK dhe LDK përplasen me Vjosa Osmanin dhe Vetëvendosjen në Parlament

Krizë e fortë politike në Kosovë, PDK dhe LDK përplasen

Ditën e djeshme, Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar seancë për të votuar Ligjin mbi buxhetin e vitit 2021. Kjo seancë ka pasur prioritet duke qenë se situata në të cilën ndodhet Kosova është në një situatë jo të zakonshme, përpara zgjedhjeve të parakohshme. Qeveria dhe Kryeministri Avdullah Hoti ka kërkuar miratimin e buxhetit përpara mbajtjes së zgjedhjeve, në mënyrë që institucionet të vijojnë punën dhe asgjë të mos kapet në ngërç. Gjatë seancës së djeshme, deputetë kanë zhvilluar mes tyre replika. Pjesëmarrës në këtë episod kanë qenë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu dhe nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci e cila është nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Haxhiu, gjatë fjalës së tij ka akuzuar dy qeveritë e fundit, atë Kurti dhe aktualen me në krye Hotin, se janë kryekëput qeveri të vjedhjes dhe mashtrimit. Më tej ai ka analizuar ligjin për Buxhetin e vitit 2021, buxhet që e ka konsideruar si të pa mjaftueshëm që të përmbushë nevojat e qytetarëve. “Kjo është maska K95 është dashur të ketë filtër të nderuar kolegë. Por Arben Vitia ka nënshkruar kontratë pa e caktuar prodhuesin dhe filtri i maskave është është vjedhur. Ky është modeli dhe veshjet mbrojtëse për punëtorët shëndetësorë. Këto janë arsyeja që ne sot kemi mbi 1800 punëtorë shëndetësorë të infektuar me mbi 30 punëtorë shëndetësorë të vdekur sepse nuk ka pasur mbrojtje për ta. Në qeverinë e Kurtit është vjedhur edhe deri tek thasët e kufomave, e vjedhje që më tej u zgjat deri në vjedhje të thesarit. Ky është modeli i qeverisjes së këtyre partive të hajnisë dhe mashtrimit”, është shprehur i indinjuar deputeti i PDK-së. Nga ana tjetër, nënkryetarja e Parlamentit dhe kryesuesja e seancës i ka kërkuar deputetit Haxhiu saktësi. “E mira është të mos fliten gjëra të pa sakta në këtë foltore. Nuk keni qenë i saktë kështu që ju kisha lutur të jeni të saktë, secili prej deputetëve të jetë i saktë”, tha ajo. Kjo me sa duket e ka nxehur më shumë situatën, pasi menjëherë pas deklaratës së nënkryetares, Haxhiu është ngritur dhe ka kërkuar nga Prokuroria që të nisë arrestimet për persona të cilat sipas tij kanë keqpërdorur detyrën, gjatë qeverisjes së qeverisë Kurti. “Unë e ftoj Prokurorinë e Kosovës vërtetë që në çdo deklarim timin të argumentoj dhe do duhej vërtetë të kishte arrestime për këto keqpërdorime”, tha Haxhiu.

LV kontradikta edhe me LDK-në

Në seancën e djeshme, përplasje është regjistruar edhe midis shefit të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi dhe shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Liburn Aliu. Ky i fundit e ka refuzuar projektligjin e buxhetit duke thënë se LDK-ja dëshiron që Kosova të jetë gjithmonë e më keq më një buxhet të tillë. Nga ana tjetër, Gashi e ka konsideruar të gjithën këtë si paranojën e një mendje të sëmurë e një njeriut sëmurë psikik. Retorika shumë të ashpra këto për tu përdorur në një sallë Kuvendi. “Është bërë praktikë që sa herë thirret në këtë Kuvend për interes madhor nacional nga përvoja menjëherë duhet me shikuar anash se ku po dhezet sharra (fle lepuri). Sa herë ju e përmendi interesin madhor nacional menjëherë ne kemi të drejtën e plotë legjitime se ju jeni duke e dhezë sharrën dikun. Ju vërtet me këtë projekt-buxhet e keni dhezë sharrën. Prandaj atë sharrën që ju e keni dhezë mos na përzieni me interesin nacional sepse interesi nacional dhe interesi madhor është duke u deshifruar mirë edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur ai. Gashi duke iu kundërpërgjigjur, shefit të grupit parlamentar të LVV-së, tha se buxheti i vitit të ardhshëm nuk është buxhet i tenderave. “Paranoja e sharrave e thikave dhe shpatave mbi torte vazhdon. Kjo paranojë, kjo sëmundje psikike po e shkatërron këtë vend. Ju të nderuar kolegë me këto paranoja, klithma në këtë Kuvend po tentoni ta terrorizoni këtë popull. Ky popull nuk i nënshtrohet thirrjeve dëshpëruese të juve. Ky popull asnjëherë nuk do t’i nënshtrohet paranojave të juaja…asnjëherë deri më sot asnjë qeveri në detyrë nuk ka shpall tendera dhe nuk ka dhanë tender .Kjo është paranoja juaj, ky është rreziku që ju përfaqësoni për këtë vend”, tha ai.