Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kroaci, ministri i shëndetsisë i mbijeton mosbesimit për mbetjet

Kroaci, ministri i shëndetsisë i mbijeton mosbesimit për mbetjet

Postuar: 12/10/2018 - 15:53

Ministrii shëndetsisë i Kroacisë i ka mbijetuar sot një vote mosbesimi në parlament, duke mundur kritikët që e bëjnë me faj për rrijten e kostove të shëndetsisë dhe të listave të pritjes, në një sektor i cili është kritikuar për shpenzimet nga faktorë të ndryshëm.
 
Katër parti opozitare akuzojnë ministrin Milan Kujundzic se ka dështuar në reduktimin e listave të gjata të pritjes së pacientëve  si dhe për problemin e largimit të stafit mjekësor për kushte dhe rroga më të mira pune në vende të tjera të Bashkimit Evropian.
 
Vetëm 53 nga 151-deputetë të parlamentit dhe nga130 që ishin prezentë, mbështetën largimin e  Kujundzic.
"Kjo është një tentativë politike për diskreditimin e ministrit," tha kryeministri Andrej Plenkovic para debatit gati tetë orësh për kërkesat e opozitës.
 
"Kërkesat për dorëheqjen janë të pabaza. Kujundzic është përpjekur të zgjidhë problemet e sektorit shëndetësor që janë akumuluar gjatë viteve”, shtoi ai.
 
Banka Botërore e FMN kanë paralajmëruar Kroacinë se sistemi i saj shëndetësor nuk është i qëndrueshëm pa përmirësime në sistemin e shpenzimeve dhe reduktim të disa kapaciteteve.
 Koalicioni konservator-liberal në pushtet në Kroaci ka një maxhorancë prej 77 deputetësh por deri tani ka parë gjashtë vota të humbura mosbesimi radhazi nga pozita, ndaj ministrave të tij.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 10:14

Kosova ka marrë mbështetjen e një prej shteteve më të fuqishme të Bashkimit Evropian (BE) sa i përket liberalizimit të vizave.

Postuar: 18/07/2019 - 07:27

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha dje se qëndrimet e ndara të udhëheqësve të Kosovës

Postuar: 17/07/2019 - 19:21

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot se qëndrimet e ndara të udhëheqësve të Kosovë

Postuar: 17/07/2019 - 19:03

Vajza e ish-akademikut Mehmet Kraja dhe ish-asistentja e Presidentes Jahjaga, Gresa Kraja është s

Postuar: 17/07/2019 - 17:54

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev  ka thënë se do të shkurtojë nga punë mbi

Postuar: 17/07/2019 - 17:54

Uji i fshatit Nasalë konsiderohet prej shumë njerëzve si ujë shërues për shumë sëmundje

Postuar: 17/07/2019 - 16:01

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha në një intervistë me Zërin e Amerikës se vend