BREAKING NEWS

Baba i katër fëmijëve, ndërron jetë nga koronavirusi mësuesi i shkollës private në Korçë

Baba i katër fëmijëve, ndërron jetë nga koronavirusi
x

Rajoni

Kroacia bën bilancin e tërmeteve të njëpasnjëshëm, të plagosurit dhe dëmet materiale

Kroacia bën bilancin e tërmeteve të njëpasnjëshëm,

Tërmeti me magnitudë 5.5 dhe disa të tjerë që e pasuan që shkundi Zagrebin shkaktoi 27 të lënduar, ku 18 rëndë, ndërsa një 15-vjeçaare është në gjendje kritike për jetën.

Sipas të dhënave të fundit nga Mbrojtja Civile, janë shkatërruar 250 ndërtesa në qendrën historike të kryeqytetit kroat, mes të cilave edhe katedralja, kisha të tjera, Pallati i Parlamentit, Muzeu i Arteve dhe selia e Rektoratit, të gjitha të ndërtuara në shekujt XIX e XX.

Shumë godina të banuara në qendër janë shpallur të pabanuara dhe qindra persona kanë mbetur të pastrehë. Një pjesë e tyre janë strehuar në konviktet e studentëve, kurse pjesa tjetër në familjarë e të afërm.

Dy lëkundjet e para rreth orën 06:00 e 07:00 të së dielës u pasuan nga rreth 30 dridhje të tjera të tokës, me magnitudë më të ulët.