BREAKING NEWS

Baba i katër fëmijëve, ndërron jetë nga koronavirusi mësuesi i shkollës private në Korçë

Baba i katër fëmijëve, ndërron jetë nga koronavirusi
x

Rajoni

Kroacia merr masa për pandeminë, ka gjetur vendin e përshtatshëm për ta adaptuar si spital për të infektuarit me virusin

Autoritetet në Kroaci kanë filluar të vendosin shtretër të spitaleve në stadiumin “Zagreb Arena”. Aty pritet të vendosen pacientët që nuk janë në gjendje serioze dhe të cilët janë duke u trajtuar në spitale lokale. Kjo masë do të merret me qëllim që të lirohen më shumë vende në spitale për personat e infektuar me virusin Covid-19.

Kroacia merr masa për pandeminë, ka gjetur vendin e

Këta shtretër po vendosen nga pjesëtarët e mbrojtjes civile, bëri të ditur Autoriteti Kombëtar i Mbrojtjes Civile, përmes një deklarate.

Së fundi, në Kroaci u konfirmuan tetë raste të reja të infektimit me koronavirus, duke e çuar në 113 shiftën e përgjithshme të të infektuarve në ish-republikën jugosllave, transmeton “Gazeta Express”.