BREAKING NEWS

Arrestohet ish zyrtarja që ishte në kërkim, kjo është vepra e rëndë që akuzohet 30-vjeçarja (Detajet e policisë)

Arrestohet ish zyrtarja që ishte në kërkim, kjo është
x

Rajoni

Kryediplomati serb vendos kushte për dialogun: Rinisim bisedimet vetëm nëse Kosova pranon kriteret tona

Kryediplomati serb vendos kushte për dialogun: Rinisim bisedimet vetëm

Ministri italian i Punëve të Jashtme, Luigi Di Maio pritet të takohet të hënën në Beograd me homologun serb, njëkohësisht dhe zv/kryeministrin Ivica Daçiç.

Gjatë një interviste për “Ansa”-n, Daçiç tha se vizita e Di Maio është një rast ideal për të konfirmuar marrëdhëniet e mira Serbi-Itali, në të gjithë sektorët.

Daçiç falënderoi Italinë për mbështetjen e vazhdueshme për integrimin europian të Serbisë.

Lidhur me çështjen e Kosovës, Daçiç tha se do të pranojnë të rinisin dialogun, i ndërprerë prej rreth një viti, vetëm nëse Prishtina zyrtare do të heqë taksën antiserbe.