Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kryeministri bullgar, Thaçit: Sa herë rri me Vuçiç, të përmend

Kryeministri bullgar, Thaçit: Sa herë rri me Vuçiç, të përmend

Postuar: 16/04/2018 - 15:32

Boyko Borissov, Kryeministri i Bullgarisë, gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin Thaçi ka thënë se mosmarrëveshjet me Beogradin duhet zgjidhur.
 
Ai ka thënë se Hashim Thaçin e përmend gjithmonë gjatë takimeve në Presidentin serb Boyko Borissov.
 
“Para disa vitesh kam ardhur këtu dhe kanë kaluar shume vite, të gjithë pamë përparimin gjatë këtyre viteve, ju keni gjetur rrugën e drejtë, sa herë jam me Vuçiç në Beograd i përmendi edhe miqtë kosovarë dhe mikun tim Hashim Thaçi”, ka deklaruar Borissov.
 
Ai i ka thënë Thaçit se ka një barrë të rëndë së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, mirëpo së bashku duhet të gjejnë zgjidhje.
 
“Keni një barrë të rëndë me presidentin serb, mirëpo duhet ta përfundoni. S’ka alternativë tjetër sepse e kemi parë çfarë ka ndodhur në luftë nga ato alternativa tjera. Ju jeni të detyruar bashkë me serbët të zgjidhni këtë mosmarrëveshje, dhe atëherë BE-ja do të na shohë me një sy tjetër”, është shprehur kryeministri bullgar.
 
Borissov ka kërkuar nga elita politike e Ballkanit që t’i tejkalojnë mospajtimet, pasi sipas tij egoizmi i njërit shtet mund të shkaktoj dëme edhe në shtetet tjera.
“Nëse nuk nënshkruani marrëveshje me Serbinë, as Kosova e as Serbia nuk do të hyjnë në BE sepse, BE-ja nuk dëshiron që mosmarrëveshjet e dy vendeve të hyjnë edhe në BE”, theksoi kryeministri bullgar. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/07/2018 - 21:18

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do t'i blejë 24 automjete multifunksionale ushtarake të lëvizshmërisë së lartë, ndërsa 27 automjete do t’i dhurohen falas.

Postuar: 17/07/2018 - 20:46

Të gjitha frutat dhe perimet që hyjnë në Kosovë nga data 18 Korrik 2018 do të paguajnë një tarifë

Postuar: 17/07/2018 - 14:08

 Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se Rusia duhet ta kuptojë tashmë se për Maqedoninë nuk

Postuar: 17/07/2018 - 13:50

 13 korriku shënoi edhe rekordin botëror për trafikun ajror, ku brenda 24 orëve u regjistrua

Postuar: 17/07/2018 - 12:56

Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn ka vizituar sot  Maqedoninë nd

Postuar: 17/07/2018 - 12:09

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka kërkuar nga institucionet që të zbardhi

Postuar: 17/07/2018 - 09:19

Në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd është mbajtur konferenca për media e organizuar nga Nikola S