BREAKING NEWS

Gjykata Supreme i jep ‘goditjen’ e rëndë George Sorosit, i bllokon fondet me vendim të prerë (Përplasja mes organizatës dhe Kongresit)

Gjykata Supreme i jep ‘goditjen’ e rëndë George Sorosit, i
x

Rajoni

Kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut, shqiptar? Kryetari i LSDM-së i kthen përgjigje idesë së Ali Ahmetit

Kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut, shqiptar?

Kryetari i LSDM-së hodhi poshtë idenë e Ali Ahmetit se ka marrëveshje që kryeministri i ardhshëm të jetë shqiptar.

Në profilin e tij në “Facebook”, Zaev shkroi se kryeministri mund të jetë kushdo që do të sigurojë së paku 61 deputetë dhe se sipas Kushtetutës, deputetët zgjidhen sipas vullnetit të qytetarëve, e jo sipas përkatësisë etnike të një ose një kandidati tjetër.

“është e vërtetë që qytetarët në shoqërinë tonë gjithnjë e më shumë po i tejkalojnë barrierat etnike, por më me rëndësi është që, kur të zgjidhen, të udhëhiqen para se gjithash, nga cilësitë e kandidatit dhe veçanërisht nga raporti i tij ndaj qytetarëve. Nëse LSDM fiton zgjedhjet, ai do të jetë kandidati për kryetar qeverie. Sipas kësaj, nëse BDI ka kusht të tillë për koalicion qeverie, atëherë BDI nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme”, -ka shkruar Zaev. /Alsat/