BREAKING NEWS

Gjykata Supreme i jep ‘goditjen’ e rëndë George Sorosit, i bllokon fondet me vendim të prerë (Përplasja mes organizatës dhe Kongresit)

Gjykata Supreme i jep ‘goditjen’ e rëndë George Sorosit, i
x

Rajoni

Kryeministri i vendit fqinj heq maskën dhe bën deklaratën e papritur: Jemi vendi i parë në Evropë pa Covid

Kryeministri i vendit fqinj heq maskën dhe bën deklaratën e

Kryeministri i Malit të Zi ka lancuar lëvizjen vendi “pa koronavirus”, 69 ditë pasi raportoi rastin e parë dhe pas 20 ditë pa asnjë të tillë.

Sipas Reuters, Mali i Zi ka raportuar 324 raste të konfirmuara të sëmundjes COVID-19 dhe nëntë vdekje.

“Beteja me një virus kaq të egër është fituar dhe Mali i Zi tani bëhet vendi i parë pa koronavirus në Evropë”, ka thënë Markoviq.

Siç bëhet e ditur më tej, Markoviq filloi konferencën për shtyp duke hequr maskën e fytyrës.

Në fillim të marsit, republika Ballkanike prej 620,000 banorësh, e cila mbështetet në të ardhurat nga turizmi përgjatë bregdetit të saj Adriatik, me kufij dhe aeroporte dhe porte detare të mbyllura, mbylli shkollat dhe ndaloi tubimet publike dhe aktivitetet në natyrë për të frenuar përhapjen e virusit.

Në këtë drejtim, Markoviq tha që Mali i Zi do të hapte kufijtë për udhëtarët nga vendet që raportojnë jo më shumë se 25 raste të infeksionit për 100,000 njerëz.