BREAKING NEWS

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën
x

Rajoni

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut është me Covid-19? Talat Xhaferi shtrohet me urgjencë në Infektiv

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut është me Covid-19?

Xhaferi kishte patur probleme shëndetësore gjatë disa ditëve të fundit, thanë bashkëpunëtorë të tij.

Dy zyrtarë të tjerë të Bashkimit Demokratik për Integrim kanë njoftuar se kanë rezultuar pozitivë në testet për COVID-19: Arbër Ademi, i cili është Ministër aktual i Arsimit dhe deputet në parlamentin e ri, si dhe Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë, të cilët kanë qenë aktivë gjatë fushatës parazgjedhore gjatë të cilës jo gjithmonë zbatoheshin protokollet dhe masat e mbrojtjes nga koronavirusi.

Situata e koronavirusit nuk është përmirësuar në Maqedoninë e Veriut që prej disa javësh, duke marrë çdo ditë disa jetë njerëzish. Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 6 viktima dhe 129 raste të reja. Pesë nga viktimat janë nga Shkupi dhe një nga Struga. Brenda këtij intervali kohor janë bërë 1.535 teste, ndërsa 109 persona kanë rezultuar të shëruar nga virusi. Që nga shpërthimi i pandemisë janë regjistruar 451 raste vdekjesh nga 9.797 të prekur gjithsej, prej të cilëve 4.092 mbeten raste aktive dhe 5.254 të shëruar.