Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kryesia e Vetëvendosjes, fton LDK në protesta kundër Thaçit

Kryesia e Vetëvendosjes, fton LDK në protesta kundër Thaçit

Postuar: 06/09/2018 - 21:23

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje sot mbajti mbledhje të jashtëzakonshme, ku u shqyrtua gjendja politike, kriza institucionale dhe siç theksuan “loja e rrezikshme e Presidentit Hashim Thaçi”, duke ftuar kështu Lidhjen Demokratike të Kosovës në protesta kundër Thaçit.
 
Vetëvendosje mori vendim që të ftojë LDK-në për organizimin e përbashkët të protestave dhe të fillojnë përgatitjet për to.
Kryesia e Vetëvendosjes ngarkohen kryetari, Albin Kurti, nënkryetari Besnik Bislimi, nënkryetarja, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku dhe kryetari i Grupit Parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, që të vendosin kontaktet dhe të zhvillojnë takim me udhëheqjen e LDK-së.
 
Vetëvendosje thekson se është e nevojshme që më së largu të premten të përcaktohet data e protestës.
 
“Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pa mandat të Kuvendit po vrapon në negociata pa parime me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ne nuk mund të lejojmë pazare me sovranitetin, territorin dhe kufijtë e Kosovës. Aventura personale e Presidentit të Kosovës është e papranueshme. Ai po i mashtron si qytetarët e Kosovës ashtu edhe ata të Kosovës Lindore. Prandaj, ai duhet të largohet”, thuhet në njoftim.
Sipas VV-së, Qeveria e pakicës po e bojkoton Kuvendin e Republikës dhe se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duhet të dorëhiqet.
“Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare. Kërkojmë zgjedhje të lira, demokratike dhe të ndershme. Nevojitet legjitimitet i ri i një qeverie të re. Institucionet e Kosovës nuk po funksionojnë. Kuvendi është bllokuar. Presidenti i Serbisë do të vijë në Kosovë këtë fundjavë, por qeveria dhe policia e Kosovës nuk do ta arrestojë atë. ‘Zajednica’ Thaçi-Vuçiq është evidente. Presidenti i Serbisë nuk duhet lejuar të hyjë në Kosovë”, thekson lëvizja Vetëvendosje.
Sipas kësaj lëvizje, sa më shpejt nevojiten ndryshime për ta shpëtuar Republikën e Kosovës dhe se protestat janë të domosdoshme.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/11/2018 - 18:14

Mbi 45 mijë shtetas kanë hedhur dorë nga shtetësia kosovare që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme kosovare.
 

Postuar: 17/11/2018 - 18:12

Ministri i Brendshëm serb Nebojsha Stefanoviç tha sot se ka mundësi që Kosova të njoftojë formi

Postuar: 17/11/2018 - 17:28

Kryeministri Zoran Zaev në intervistën për Alsat tha dje se ai është i sigurt se Gruevski do të

Postuar: 17/11/2018 - 17:27

Sipas agjencisë së medieve bullgare “Fokus”, ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla

Postuar: 17/11/2018 - 17:26

Kryediplomati rus ka thënë sot se Moska përkrahë marrëveshjen Kosovë-Serbi vetëm nëse me të paj

Postuar: 17/11/2018 - 13:36

Arratisja e bujshme e ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski ngjan si të ishte nj

Postuar: 17/11/2018 - 10:36

Shtohen dyshimet se qeveria e kryeministrit hungarez Vikor Orbán ka ndihmuar në arratisjen ilegal