BREAKING NEWS

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berishës pas akuzave të rënda që bëri nga Fieri: Kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë!

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet
x
BREAKING NEWS

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rënda dhe plas paralajmërimin ‘bombë’ për politikanët shqiptarë: Janë kapur në krimin e...

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi
x
BREAKING NEWS

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet korruptive të Sali Berishës, zbardhen informacionet nga takimet

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe funksionarësh në nivele të larta, në listë edhe Berisha

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe
x

Rajoni

Kryetarja e Gjykatës Speciale në Hagë: Do funksionojmë derisa Këshilli i Europës të na lajmërojë se kanë përfunduar procedurat hetimore

Kryetarja e Gjykatës Speciale në Hagë: Do funksionojmë

Vizita e djeshme në Kosovë e Kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës(DHSK), Ekaterina Trendafilova shënoi incidente të cilat sollën edhe arrestime. Trendafolilova po e zhvillon një vizitë të tillë në kuadër të diskutimeve mbi mandatin, punën dhe zhvillimeve të fundit në lidhje  me institucionin që ajo drejton. Gjatë një konference të mbajtur për mediat, ajo ka deklaruar se Dhomat e Specializuara, siç njihen ndryshe Gjykata Speciale dhe Zyra e Porkurorit të Specializuar, janë shumë të përqendruar në mbrojtjen e dëshmitarëve. “Edhe aktgjykimi më i mirë gjyqësor nuk vlen asgjë nëse ai gjykim merret në kurriz të njerëzve”, tha Trendafilova. Ajo shtoi se shpreson që Dhomat e Specializuara nuk do të përballen me ndonjë rast ku do të rrezikohet jeta e dëshmitarëve dhe shtoi se pikërisht është mbrojtja e dëshmitarëve një prej arsyeve që kjo gjykatë, me seli në Hagë, është krijuar. Gjatë konferencës, Kryetarja e

Dhomave të Specializuara, ka folur edhe në lidhje me mandatin e kësaj gjykate, Sipas saj, Gjykata Speciale do të jetë funksionale deri në atë kohë kur Këshilli i Evropës do të njoftojë se të gjitha procedurat hetimore apo para Dhomave të Specializuara të Kosovës do të kenë përfunduar.

“Dhomat e Specializuara do të jenë funksionale deri në atë kohë kur Këshilli i Evropës do të njoftojë Republikën e Kosovës se të gjitha procedurat hetimore apo para Dhomave të Specializuara të Kosovës do të kenë përfunduar. Siç e kanë bërë të qartë Dhomat e Specializuara dhe kanë theksuar në vendimin e tyre të 20 nëntorit të vitit të kaluar kjo do ta bie në fund punën e Dhomave të Specializuara”, u shpreh Trendafilova. Më tej ajo ka bërë edhe një rezyme të asaj se kur si dhe përse është krijuar një organ i tillë i gjyqësorit kosovar, organ që është më seli në Hagë por nën juridiksionin e Kosovës. “Dhomat e Specializuara të Kosovës janë themeluar pas pretendimeve në rritje se kanë ndodhur krime serioze në kontekst të konfliktit të Kosovës nga viti 1998 deri në vitin 2000 dhe se ato nuk ishin hetuar dhe kryesit e tyre nuk ishin ndjekur penalisht, përkundër shumë gjykimeve që kishin ndodhur në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për ish-Jugosllavi. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e emëroi një raportues special Dick Marty që të hetojë këto pretendime e i cili paraqiti raportin e tij në fund të vitit 2010 dhe më 7 janar 2011, menjëherë pas festimeve të Vitit të Ri, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e miratoi raportin dhe ky filloi të njihet si raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, ka shpjeguar ajo.

Protestë dhe arrestime

Që në nisje të konferencës,  Trendafilova u përball me persona të cilët hynë në sallë duke i fryrë bilbilave. Sipas këtyre personave, nuk mund të lejonin një konferencë të një “përfaqësuese të një gjykate të padrejtë që asnjëherë nuk mund të sjellë drejtësi”. Pasi dolën nga salla, Trendafilova kërkoi rikthimin e tyre, me qëllim që të mund të bënin pyetje. REL raporton se më pas, Dren Gashi, një prej protestuesve, tha se kanë ardhur për të shprehur shqetësimin e tyre “me daljen e dokumenteve top-sekrete nga Gjykata” gjë për të cilën, sipas tij, qytetarët e Kosovës ndodhen në burg. Kjo ishte referencë për publikimin e disa dokumenteve të pretenduara të Gjykatës Speciale, gjatë vitit të kaluar, që janë prezantuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për publikimin e tyre, dy prej udhëheqësve të kësaj gjykate, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj po akuzohen nga Dhomat e Specializuara për vepra penale “kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës”. Partia Social Demokrate ka bërë me dije se kanë qenë aktivistët e saj ata që organizuan protestën kundër Trendafilovës. Kjo parti po ashtu ka shkruar "Non Grata" (i padëshirueshëm) në veturat e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).

Policia e Kosovës bëri me dije se ndaj  dy të dyshuarve është iniciuar hetim për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, ndërsa ndaj të tjerëve është iniciuar ‘Procedurë Kundërvajtëse’. Aktivistët janë liruar pasditen e së martës.