
Postuar: 06/09/2018 - 21:40
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të enjten, deklaroi se në rast të një marrëveshje me Serbinë, do të ketë një njohje reciproke mes dy vendeve.
Thaçi tha se do të ruhet substanca multietnike e Kosovës. Do të hiqet vetoja ruse për Kosovën në OKB .
“Unë kam biseduar me kryeministrin Medvedev, më ka thënë shumë qartë që një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë do ishte e mirëpritur”,- tha Thaçi.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/