BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Rajoni

Kur do ta njohë Kosovën si shtet i pavarur Serbia? Presidenti Vuçiç habit me përgjigjen

Kur do ta njohë Kosovën si shtet i pavarur Serbia? Presidenti

Presidenti Aleksandar Vuçiç, i është kundërpërgjigjur deklaratës së presidentes Vjosa Osmani, që mos të ëndërrojnë se Serbia do të njoh pavarësinë e Kosovës.


Presidenti serb duke komentuar deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka thënë se Serbia qëndron pas të gjitha dokumenteve “non-paper” që po shfaqen ditëve të fundit në media, ka thënë se është ajo që thotë Osmani është pavërtetë dhe një gënjeshtër.

“Nëse ata tani shpresojnë se Serbia do të pranojë një njohje të tillë të Kosovës, unë do t’i porosisja të mos ëndërrojnë, e lëre më që Serbia të qëndrojë prapa diçka të tillë (non-paper)” -tha Vuçiç.
Vuçiçin e komentuar edhe faktin që Netflix e ka futur Kosovën në listën e saj të shteteve.

“Unë e shoh që ata tërë ditën po festojnë që Netflix i vendosi në listën e saj të shteteve. Netflix ju vendosi në atë listë, çfarë ju duhet OKB dhe Interpoli. Shikoni filma dhe shqelmojeni topin” tha Vuçiç.