BREAKING NEWS

E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre të plagosur mes tyre dhe dy efektivë Policie, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj bëjnë lëvizjen urgjente. Blindohet zona, zbarkojnë RENEA dhe FNSH

E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre
x

Rajoni

Kurti dhe ministrat marrin frenat e qeverisë: Do luftojmë korrupsionin, diskutime parlamentare për raportet me Serbinë

Kurti dhe ministrat marrin frenat e qeverisë: Do luftojmë

Pas votimit të qeverisë së re të Kosovës ditën e hënë, dje u bë edhe kalimi i pushtetit tek ministrat e rinj dhe tek vetë Kryeministri Albin Kurti. Ish kryeministri Avdullah Hoti ka qenë i paranishëm në ceremoninë e kalimit të postit tek pasardhësi i tij, Kurti. “Do t’ia dorëzoj informacionet e plota për IPAN-n, diskutimet që kemi bërë me vendet e BE-së veç e veç për procesin e liberalizimit të vizave. Do t’ia dorëzoj informacionet e plota për procesin e dialogut, marrëveshjen e Washingtonit dhe realizimin e obligimeve të kësaj marrëveshjeje”, ka deklaruar Hoti përpara ceremonisë. Në fjalën e tij përpara deputetëve dhe kabinetit qeveritar në Kuvend, kryeministri i ri Kurti, tha se pritjet e qytetarëve janë të mëdha, ndaj sipas tij edhe përgjegjësia e kabinetit qeverisës është e madhe. Në fjalën e tij ai i është drejtuar administratë duke i kërkuar që të raportojë në lidhje me rastet korruptive që hasin, me premtimin se qeveria e re do të veprojë fuqishëm kundër rasteve të tilla. “Ftoj secilin nga ju, që të bashkohemi në bërjen e shtetit, ashtu siç e ëndërruam dhe dëshiruam. Deri dje isha kandidati i një subjekti kurse nga sot kryeministër dhe s’ka dyshim që këto zgjedhje ishin historike, andaj sot sa jam mirënjohës ndjehem i përulur. Vendimet do t’i bazoj në fakte dhe shkencë, qeveria dhe institucionet janë të qytetarëve. Këtë duhet ta ketë parasysh secili zyrtar qeveritar dhe duhet ta kuptoni që në institucione jeni zgjedhur për të shërbyer dhe jo për t’u rehatuar. Të bashkohemi në bërjen e shtetit. Fitorja ka kuptim vetëm nëse i përvishemi punës, secili të japë maksimumin nga vetja e tij”, tha ai. Në lidhje me dialogun me Serbinë, Kurti premtoi konsensus dhe koordinim. Sipas tij do të ketë diskutim parlamentar në lidhje më këtë çështje deri në shterim. Për sa i përket zgjedhjes së presidentit të vendit, kryeministri Kurti u shpreh se ky është hapi i tretë për konstituimin e institucioneve që ka ngelur për tu plotësuar. “Kosova është në një krizë të shumëfishtë, nuk besoj që kemi nevojë edhe për një krizë më shumë. Më së miri do të ishte të dalim nga këto kriza”, tha ai.

Mbledhja e parë e qeverisë së re

Ditën e djeshme është kryer edhe mbledhja e parë kabinetit të ri qeverisës. Në fjalën e tij përpara ministrave, zoti Kurti kërkoi me urgjencë një plan për rimëkëmbjen ekonomike si shkak i pandemisë dhe menaxhimin e pandemisë dhe infektimeve të shumta. Kurti para kabinetit qeveritar tha se do të punojnë si ekip dhe rezultati do të varet nga secili prej ministrave. “Duhet të veprojmë shpejt që të ndalim humbjet financiare nga kompanitë publike por dhe të ndalim recensionin ekonomik, duke ndihmuar sektorin privat që të shpëtojnë vendet e punës dhe prodhimin. Pres që në tavolinën time të vijë urgjent si plani për menaxhimin e pandemisë, po ashtu edhe plani për ringjalljen ekonomike. Ju takon juve që problemet brenda ministrisë t’i ktheni në projekte dhe zgjidhje”, tha ai.

Deklaratat e ndërkombëtarëve

Shtetet e QUINT-it kanë përshëndetur formimin e Qeverisë së re, duke u shprehur se Kosova ka nevojë për udhëheqës të vendosur. “Në këtë kohë të pandemisë dhe sfidave ekonomike, Kosova ka nevojë për udhëheqësi të vendosur dhe institucione qeverisëse funksionale që sigurojnë stabilitet, përfshirë edhe presidencën”, thuhet në deklaratën e shpërndarë për mediat. Vendet e QUINT-it kërkojnë nga subjektet politike që të bashkëpunojnë dhe të zgjedhin presidentin e ri. Edhe përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të BE, Joseph Borrel dhe i dërguari i BE për dialogun, Miroslav Lajçak kanë theksuar se unioni është i gatshëm që të lehtësojë dialogun dhe procesin e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi. “Presim të punojmë së bashku për ta përmbyll suksesshëm dialogun Beograd-Prishtinë. Kjo është thelbësore për rrugën drejt BE-së”, shkruan Borrel. Ndërsa Lajçak thotë se BE është gati për të lehtësuar dialogun Kosovë-Serbi.

“Urime Albin Kurtit për postin e kryeministrit. BE është e gatshme të lehtësojë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, shkruan ai.

Më të lexuarat