BREAKING NEWS

Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër ‘shuplakë’ e fortë për Monika Kryemadhin / Damian Gjiknuri jep lajmin, ja çfarë ka ndodhur në Vlorë

Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër
x

Rajoni

Kurti dhe Osmani: Do i japim fund kapjes së shtetit nga një elitë e korruptuar, veting në sistemin e drejtësisë

Kurti dhe Osmani: Do i japim fund kapjes së shtetit nga një elitë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani kanë dhënë një intervistë për The Guardian, ku kanë prezantuar planet e tyre për qeverinë e ardhshme. “Në një intervistë për “The Guardian”, së bashku me Albin Kurtin, diskutuam për nevojën urgjente për ta luftuar korrupsionin në Republikën e Kosovës dhe ndryshimin që do ta sjellë aleanca jonë politike”, ka shkruar Osmani në një postim në llogarinë e saj në Facebook. “Një aleancë e re politike është mënyra e vetme për të trajtuar një "mur të madh të korrupsionit" në Kosovë, kanë thënë kandidatët kryesorë për kryeministër dhe president përpara zgjedhjeve javën e ardhshme, që mund t’i japë shumicën një partie të vetme, për herë të parë që kur shteti i Kosovës shpalli pavarësinë”, kështu e fillon artikullin gazeta prestigjioze. Më tej, sqarohet se Kurti dhe Osmani vijnë nga tradita dhe parti të ndryshme, por kanë thënë se ata kanë një vendosmëri për t'i dhënë fund kapjes së shtetit endemik nga një elitë e korruptuar. Ndërsa kandidatja për presidente, është përcaktuar si një femër me një forcë të rrallë, në një politikë të mbizotëruar nga meshkujt. Në këtë intervistë Kurti e Osmani kanë folur për procesin zgjedhor, njohjen nga Izraeli, luftimin e korrupsionit e shumë tema tjera. Albin Kurti e Vjosa Osmani mirëpresin njohjen e Kosovës nga Izraeli, e duket se janë të gatshëm të dëgjojnë Washingtonin për çështjen e ambasadës, gjë që shkaktoi pakënaqësi tek pala serbe. “Unë nuk mendoj se mund të përballojmë më shumë mosmarrëveshje në mes të Washingtonit dhe Brukselit kur bëhet fjalë për Ballkanin. Nëse ka mospajtime, superfuqitë e tjera si Rusia do të ndërhyjnë”, ka thënë Kurti. Sipas Osmanit, lufta kundër korrupsionit është ajo që i ka bashkuar forcat e dy liderëve.

Kurti mbi vettingun

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka treguar se në programin e kësaj partie për drejtësi parashikon edhe Vettingun. Në një bashkëbisedim në Facebook me qytetarët, Kurti ka treguar se Vettingu do të fillojë nga Këshilli Prokurorial dhe Gjyqësor. “Në Gjykatën Kushtetuese e dimë që ka gjyqtarë me raste të dënimeve dhe mbase nuk fillojmë prej saj sepse do të fillojmë me Këshillin Prokurorial dhe gjyqësor, por është e qartë se në Kosovë asnjë institucion i drejtësisë nuk ka shpëtuar nga kapja e regjimit që po shkon. Këshilli Prokurorial dhe gjyqësor janë dy më të rëndësishmet për qytetarin e Kosovës që të fillojë Vettingu”, ka thënë ai. Kujtojmë se në të kaluarën eksponentë të këtij subjekti e kanë akuzuar disa herë Kushtetuesen dhe sistemin e drejtësisë duke e quajtur sikur “të kapur”. Më tej Kurti ka folur në lidhje me koalicionet dhe faktin që partia e tij nuk ka nevojë për to, për sa kohë i ka të sigurta votat e nevojshme për tu shpallur partia e parë në këto zgjedhje dhe për të krijuar më tej qeverinë. “Nuk kemi nevojë për kurrfarë koalicioni sepse as nuk ke se me cilën parti ta bësh këtë koalicion”, ka thënë Kurti duke zhvlerësuar kështu të gjitha partitë e tjera garuese në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Mustafa: LDK do të jetë e para

Kreu i LDK-së Isa Mustafa, ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, se LDK garon të dalë e para dhe se garon që të qeverisë vendin. “Ua kemi borxh qytetarëve dhe bizneseve implementimin e programit ekonomik dhe të punësimit; përmbylljen e dialogut me njohje reciproke; vazhdimin e fuqishëm të luftës kundër pandemisë; heqjen e vizave. Dorëzimi para pseudo analistëve, “profesorëve” nga Kosova e “Amerika” që askush nuk i njeh si të tillë përveç disa portaleve, nuk është veçori e LDK-së”, shkroi ai. Në fund, Mustafa tha se në opozitë duhet të mbesin ata që s’dinë të qeverisin por të vetmen gjë që e dinë është të bëjnë zhurmë.