BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x
BREAKING NEWS

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen “non grata”, nga politikanët trafikantë, tek ata që ushtrojnë presion ndaj drejtësisë

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e Berishës me komunizmin, nga emërimi sekretar partie, tek aleanca me Ramizin

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e
x

Rajoni

Kurti dhe Vuçiçi takim me Merkelin dhe Makronin, presidentit serb i bëhet e qartë se pa njohur pavarësinë e Kosovës nuk ka BE

Kurti dhe Vuçiçi takim me Merkelin dhe Makronin, presidentit serb

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, janë takuar ditën e djeshme në Brdo të Slloveni, në një takim të udhëhequr nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron. Një takim mes liderëve të dy shteteve ballkanike, vjen në një moment që marrëdhëniet janë tejet të tensionuara, madje situata e krijuar në veri të Kosovës si pasojë e vendosjes së reciprocitetit mbi targat nga ana e qeverisë së Kosovës, u zbut vetëm pas një ndërhyrje intensive nga BE dhe SHBA vetëm në javën e dytë të saj. Në një deklaratë përpara takimit, presidenti Vuçiç u shpreh se pret që takimi të jetë i organizuar në mënyrë që Macron dhe Merkel tu japin atij dhe Kurtit disa porosi personalisht. Ndërkohë deklaratën përpara takimit, zoti Kurti ia dedikoi mos liberalizimit të vizave për Kosovën, pavarësisht se ka kaluar tashmë shumë kohë që nga përmbushja e të gjitha kushteve të cilat i ishin vënë nga unioni. “Kanë kaluar më shumë se 3 vite që kur Komisioni Evropian ka rekomanduar për herë të dytë liberalizimin e vizave. Ka pasur padrejtësi të madhe ndaj qytetarëve të shtetit tonë, që kanë vuajtur shumë. Ne shpresojmë se në këtë samit, Bashkimi Evropian do t’i qëndrojë besnik thelbit të tij, zgjerimit. Si projekti politik më i rëndësishëm dhe proces historik për paqen dhe prosperitetin që prej Luftës së Dytë Botërore, BE-ja duhet të zgjerohet për të qenë Evropë. BE-së i mungojnë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për t’u bërë Evropë”, tha ai. Kurti u shpreh gjithashtu se shpreson që vendet anëtare të unionit të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, ta njohin së shpejti. Ai siguroi se nuk i ka humbur shpresat për një gjë të tillë. “Shpresoj që së shpejti ato 5 vende do ti bashkohen vendeve që na kanë njohur. Unë avokoj për mungesën e frikës nga BE-ja dhe hidhërimin nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurti. Kryeministri ka shtuar se Kosova nuk ka pranuar asnjë vaksinë nga Rusia dhe Kina. “Ne nuk kemi marrë asnjë vaksinë nga Rusia dhe Kina, sepse Bashkimi Evropian është synimi ynë dhe Evropa është kontinenti jonë”, u shpreh Kurti. Ai foli edhe për raportet Kosovë-Serbi, ku tha se duhet të përfundojnë me njohjen e ndërsjellë.

Deklaratat pas takimit

Pas zhvillimit të takimit, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç sqaroi në lidhje me atë që është diskutuar në takim. “Biseduam për diplomat, njohjen e profesioneve, procesi i harmonizimit do të vazhdojë. Kjo përfundimisht do të kontribuonte në lirinë më të mirë të lëvizjes. Nuk është i llojit të statusit, dhe shpresoj se ne do të jemi në gjendje t’i zgjidhim këto çështje teknike, kurse në thelb çështjet e  rëndësishme në periudhën e ardhshme”, tha Vuçiç. Presidenti tha se u fol në lidhje me faktin që Serbisë i është bërë e qartë se pa Kosovën nuk ka BE. “Pa zgjidhjen e problemit me Kosovën, Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së. Këtu nuk ka asnjë dyshim. Tani a duhet të njohim apo jo, këtë nuk mund ta them, pasi nuk ma ka kërkuar askush. Ndoshta mund të flitet korridoreve, por mua nuk ma ka kërkuar askush. Ka perspektivë për zgjerim, por është e qartë se jo të gjithë anëtarët e BE-së kanë të njëjtin oreks”, njoftoi ai. Vuçiç sqaroi gjithashtu që nuk ka dyshim që dialogu në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë do të vijojë, madje sqaroi se tema e takimit të ardhshëm do të jetë krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. “Sigurisht, ne do të vazhdojmë dialogun, por tema e parë duhet të jetë Asociacioni i Komunave Serbe, ashtu siç ishte shkruar në deklaratën e BE-së”, tha Vuçiç. Ai gjithashtu deklaroi se e pati një bisedë të shkurtër me kryeministrin spanjoll, kryeministrin sllovak, presidentin rumun, si dhe përfaqësuesit e vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës. Vuçiç  tha se kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis i ka thënë se Greqia do të vazhdojë të mbështesë integritetin e Serbisë dhe do ta ndihmojë atë në rrugën evropiane. Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, me anë të një postimi në Tëitter pas përfundimit të takimit, ka sqaruar se temë e diskutimit ka qenë Procesi i Berlinit, lëvizja e lirë dhe njohja e diplomave. “Në takimin me kancelaren Angela Merkel, presidentin Emmanuel Macron dhe presidentin e Serbisë ne folëm për Procesin e Berlinit, lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave. Ne mbështesim marrëveshjet në të cilat të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor trajtohen si të barabarta dhe qytetarët janë përfituesit e fundit”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat