BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Kurti: Dialogu me Serbinë pa Thaçin e Tahirin, po dështon vendin

Kurti: Dialogu me Serbinë pa Thaçin e Tahirin, po dështon
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha sot në një konferencë për media se së fundi është paralajmëruar finalja e madhe e dialogut, po mbase do të jetë edhe një çerekfinale e vogël pa një plan 4+1. Ai shtoi se shumë nga marrëveshjet e arritura nuk janë realizuar dhe se energjitë për dialogun po dështojnë problemet e shumta të Kosovës.
 
“Para një dialogu të ri me Serbinë është e domosdoshme që të bëhet bilanci shtetëror i dialogut 2011-2017, të raportohet në Kuvend dhe të kemi debat parlamentar. Ka pasur shumë investim, pak kthim e pak transparencë. 33 marrëveshje i ka nënshkruar Kosova me Serbinë, dhe shumica e tyre nuk janë realizuar.
 
Të realizohet dialogu i brendshëm i hapur dhe demokratik në institucione dhe shoqërinë tonë. Debati në Kuvend para dialogut për dialogun me Serbinë,për parimet dhe agjendën për qëllimin dhe formatin. Dialogu që u zhvillua nga 2011-2017 ishe dialog sipas kushteve të Serbisë.
 
Të zhvillohet një dialog me Bashkimin Evropian për dialogun me Serbinë, për natyrën, përmbajtjen dhe qëllimin e atij dialogu.
 
Të pajtohemi që të mos ketë asnjë shmangie në Kosovë nga dhënia prioritet ndaj punësimit dhe drejtësisë si dhe nga dialogu me serbët e Kosovës dhe pakicat tjera për zhvillim”, ka thënë Kurti.
 
Ai ka thënë se gjatë dialogut 2011-2017 është rrëmbyer agjenda shtetërore e Kosovës nga diplomacia e bisedimeve permanente të normalizimit.
Kurti ka theksuar se në asnjë moment apo rrethanë pajtueshmëria jonë shoqërore e nacionale për temat e parimet, strategji dhe përfaqësimin në dialog, nuk mund ti përfshijë emrat e Hashim Thaçit dhe Edita Tahirit.
“Njeriu që i frikësohet aktakuzës nga Gjykata Speciale, njeriu i cili është protagonist i aferës Pronto, njeriu i cili vendosi lule dhe bëri nderime te pllaka përkujtimore e strukturave të Serbisë në Kosovë, njeriu i cili e mbështeti Zajednicen, njeriu i cili më 20 janar 2012 i detyroi deputetët e PDK-së ta rrëzojnë reciprocitetin me Serbinë, njeriu që mbanë përgjegjësinë kryesore për mos-anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ky njeriu nuk mund të udhëheq më apo të përfaqësoj në këtë proces”, u shpreh Kurti, duke theksuar se është i nevojshëm plani 4+1 para çfarëdo dialogu
 

Më të lexuarat