Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kurti: Dikush të fusë në burg Al Caponet e Kosovës

Postuar: 25/05/2019 - 15:07

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se koalicioni qeveritar e ka thyer sundimin e ligjit duke mbajtur sundimin për vete.
 
Më një postim në Facebook, Kurti theksoi se duhet gjetur një zgjidhje e menjëhershme për drejtësinë në Kosovës dhe sipas tij alternativa është futja në burg e ‘Al Capone-ve’ të Kosovës.
 
Postimi i plotë:
 
Ky regjim i PANhajnisë e ka thyer në mes ‘sundimin e ligjit’: sundimin për vete, ligjin për popullin.
 
Nga veprat penale të trajtuara nëpër Gjykatat e Kosovës, vetëm 1% janë raste të korrupsionit dhe asnjë prej tyre nuk është rast i profilit të lartë. Vendi ynë po bëhet i pajetueshëm kurse shteti ynë i paqëndrueshëm.
 
Për drejtësi duhet një Eliot Ness yni që i fut në burg Al Capone-t kosovarë. Për zhvillim duhet qeverisje e re që sjell investime dhe punësim me ndërmarrje që rriten. Për demokraci duhet të largohet klika e tajkunëve dhe fajdexhinjve nga udhëheqja e shtetit dhe PDK.
 
Ish të burgosurit politikë dhe ish luftëtarët çlirimtarë bëjnë mirë ta shpëtojnë vetveten nga (ish) shokët e tyre në PANik. Mandej bashkë edhe Kosovën e shpëtojmë më shpejt e më kollaj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2019 - 14:55

Kandidatja për kryeministre e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani ka reaguar për situatën e tërmeteve në Shqipëri. Osmani është solidarizuar me të lënduarit pas tërmeteve të 24 orëve të fundit.

Postuar: 21/09/2019 - 19:47

Gjatë prezantimit të Programit Nacional për Zhvillim dhe Punësim, kandidatja e Lidhjes Demokrat

Postuar: 21/09/2019 - 19:45

Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, sot ka qenë për vizitë në fsh

Postuar: 21/09/2019 - 18:56

Ish-presidenti i Jugosllavisë dhe ish-kryeminsitër i Serbisë, Vojislav Kostunica propozoi sot n

Postuar: 21/09/2019 - 15:12

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç tha sot se kërkesa e Përfaqësuesit Special të SHBA për Ball

Postuar: 21/09/2019 - 14:26

Një 32-vjeçar nga Kosova e ka vrarë gruan e tij me një shkop druri në Vienë.

Postuar: 21/09/2019 - 07:32

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç i ka thënë dje hapur opinionit serb se Amerika pret nga vendi i