BREAKING NEWS

“Tërmet” në Policinë e Shtetit, bie banda e “SKY”, ja si do zëvendësohet kupola, shefat e komisariateve dhe drejtorët e drejtorive, gati 600 fytyra të reja në krye të rendit

“Tërmet” në Policinë e Shtetit, bie banda e
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Ngjelës: Ja pse kryeministri Rama nuk jep dorëheqjen pas të gjitha arrestimeve në qeverinë e tij dhe arsyeja që mund të ketë detyruar gjykatësen të çojë në arrest shtëpie Jamarbër Malltezin

“Bomba” e Spartak Ngjelës: Ja pse kryeministri Rama nuk jep
x
BREAKING NEWS

Trondit Idajet Beqiri: Ilirjana Olldashi që liroi Jamarbër Malltezin nga burgu është kushërira e parë e Ilir Metës, ja njerëzit e ish-presidentit brenda drejtësisë dhe kush është besniku i Sali Berishës që rrezikon të prangoset

Trondit Idajet Beqiri: Ilirjana Olldashi që liroi Jamarbër Malltezin
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia tregon tmerrin që po përjeton Ilir Meta nga dëshmitarët për dosjen “CEZ-DIA”, ja skema që po përdor bashkë me Sali Berishën për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Ilir Demalia tregon tmerrin që po përjeton Ilir Meta nga
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj pse prokurorët po hezitojnë të marrin vendimin për të çuar në burg Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, ja praktika gjyqësore që i fundos, çfarë pritet të ndodhë në Gjykatën e Lartë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj pse prokurorët po hezitojnë të marrin
x
BREAKING NEWS

Nga “Gërdeci” dhe vdekja e Trebickës, te firmat piramidale dhe zhvarrimi i kufomës së biznesmenit të njohur, Geri Kokalari thirrje SPAK të hetojë Berishën, ja disa nga krimet ku është përfshirë ish-kryeministri

Nga “Gërdeci” dhe vdekja e Trebickës, te firmat piramidale
x
BREAKING NEWS

Ja provat në duart e FBI dhe shërbimeve të huaja sekrete që dëshmojnë se Sali Berisha është vrasësi i padënuar i “21 Janarit”, zbardhen prapaskenat e bujshme

Ja provat në duart e FBI dhe shërbimeve të huaja sekrete që
x
BREAKING NEWS

Kupola e Policisë së Shtetit drejt shkrirjes pas dorëzimit nga Europol të përgjimeve të “EncroChat” dhe “Sky”, Rrumbullaku hap me urgjencë garën për gradat

Kupola e Policisë së Shtetit drejt shkrirjes pas dorëzimit nga
x

Rajoni

Kurti e Vuçiç takim sot në Bruksel, SHBA-BE kërkojnë që të arrijnë marrëveshje për targat sa më parë, Beogradi paralajmëron se do të shpërthejë lufta nëse policia e Kosovës hyn në Veri

Kurti e Vuçiç takim sot në Bruksel, SHBA-BE

Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian kërkon marrëveshje sa më shpejt mes Kosovës dhe Serbisë. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të marrin pjesë sot në Bruksel në një takim urgjent të nivelit të lartë në kuadër të Dialogut Beograd-Prishtinë nën patronazhin e BE-së. “Fokusi i takimit urgjent do të jetë gjetja e një rrugëdaljeje nga kriza aktuale dhe shmangia e çdo përshkallëzimi dhe tensioni të mëtejshëm në terren, me theks në çështjen e targave dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës, Punët e Jashtme Evropiane”, thuhet në njoftimin për media nga BE. Mikpritës i takimit është Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borell me mbështetjen e Përfaqësuesit Special të BE-së Miroslav Lajçak. Seria e takimeve fillon në orën 8.00. Borell dhe Lajçak fillimisht do të bisedojnë veçmas me Vuçiçin dhe Kurtin, pas së cilës do të vijojë takimi i përbashkët”, thuhet në njoftimin e Brukselit. Në fund të takimit, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borell, do t'i drejtohet mediave.

Reagon SHBA

Në këtë takim, Departamenti i Shtetit Amerikan shpreson në gjetjen e një zgjidhje dhe arritjen e një pajtimi të përbashkët. “Të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet dhe për të siguruar paqe dhe stabilitet”, thuhet nga DASH. “Veprimet dhe retorika që rrisin mundësinë e dhunës, vënë në rrezik të panevojshëm jetën e personave të pafajshëm dhe të forcave paqeruajtëse ndërkombëtare në terren”, deklarojnë nga SHBA-të.

Reagon  Vuçiç

Para se të nisej për bisedimet e sotme, Vuçiç tha se nuk është optimist, se nuk mendon se mund të bëhet asgjë, por se po shkon “për të mos dhënë arsye të mjaftueshme që Serbia të akuzohet se nuk dëshiron të bëjë asgjë.  "Unë do të shkoj në Bruksel. Nuk mendoj se mund të bëjmë diçka, por po shkoj që të mos jap arsye që Serbia të akuzohet se nuk dëshiron të bëjë asgjë", tha Vuçiç më 20 nëntor në një intervistë për televizionin Prva. Vuçiç ka konfirmuar se takimi do të fillojë në orën 8 në mëngjes, dhe ka ripërsëritur kushtet e Serbisë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe anulimin e vendimin për targa.  Sipas mediave serbe, Vuçiç teksa foli gjithashtu për zgjedhjet në 4 komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës ritheksoi se Lista Serbe do ti bojkotojë ato. "Siç janë gjërat sot, jam absolutisht i sigurt se Lista Serbe do t'i bojkotojë ato zgjedhje. Sigurisht, ata do të jenë të ekspozuar ndaj presionit", paralajmëroi presidenti. Ai theksoi se Policia e Kosovës nuk ka çfarë të kërkojë në veri të vendit dhe nëse ata do të tentojnë të hyjnë forcërisht atëherë do të ndodhte “ferri në tokë”. “Në atë rast Serbia do të qëndrojë pranë popullit të saj, kurse serbët do të mbrojnë vatrat e tyre”, tha Vuçiç.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur prej se Qeveria e Kosovës ka nisur më 1 nëntor zbatimin e planit të saj të shkallëzuar për konvertimin e makinave me targa të paligjshme serbe në ato RKS. Kosova ka njoftuar se më 21 nëntor do të fillojë me gjoba prej 150 eurosh për pronarët e automjeteve me targa të qyteteve të Kosovës të lëshuara në Serbi që nuk janë zëvendësuar me targa RKS (Republika e Kosovës). Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare kërkuan nga Prishtinës shtyrjen e zbatimit për dhjetë muaj, gjë që autoritetet e Kosovës e refuzuan. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano tha të premten se Vuçiç dhe Kurti ishin të ftuar në Bruksel për një takim të nivelit të lartë për të gjetur një "zgjidhje evropiane" për "situatën më serioze që nga viti 2013". Borell njoftoi më parë se 21 nëntori nuk duhet të përmbushet pa një marrëveshje "ose do të arrijmë në kufirin e një situate shumë të rrezikshme". Vuçiç dhe Kurti folën për herë të fundit në kuadër të Dialogut Beograd-Prishtinë më 18 gusht, kur u pajtuan që të takohen një herë në muaj për të zgjidhur problemet aktuale dhe për të parandaluar një përshkallëzim të mundshëm të tensioneve.