Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kurti për The Guardian: BE po trembet përballë populistëve dhe fashizmit

Postuar: 21/10/2019 - 14:59

Në një intervistë ekskluzive dhënë mediumit britanik The Guardian, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ka dënuar vendimin e BE për të ndalur zgjerimin e mëtejshëm sa i përket Ballkanit, duke shtuar se liderët e perëndimit kanë harruar mësimet e dy luftërave botërore, duke u munduar të këndellen nga fashizmi dhe populizmi.
 
Sipas Kurtit një vendim i tillë mund t’i dëmtojë gjasat që Kosova të arrijë marrëveshje me Serbinë, që refuzon ta njoh pavarësinë e Kosovë që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, pasi që Beogradi ka më pak vullnet të veprojë pa premtim për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
 
Franca ka shkaktuar shqetësim në rajon në samitin e javës së kaluar të BE duke bllokuar Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nga nisja e fillimit të bisedimeve për pranim në këtë familje. Presidenti francez Emmanuel Macron ka këmbëngulur se Evropa duhet të përqendrohet në reformat e saj të brendshme.
 
“Bashkimi Evropian është krijuar si kundërpërgjigje ndaj fashizmit, por po ikën i frikësuar përballë populistëve dhe fashizmit”, ka deklaruar Kurti.
 
“Nuk mund të thoni në fillim se kemi nevojë për reforma të brendshme në BE dhe më pas zgjerim të jashtëm – pasi që këto shkojnë dorë për dore. Evropa është një projekt aq shumë i rëndësishëm historik, sa që asnjë person nuk mund të jetë autori i saj, ta drejtojë apo ta udhëheqë. Gjithmonë kemi parë kur (presidenti i Komisionit të BE) Jean-Claude Juncker thoshte se nuk do të ketë zgjerim në pesë vitet e ardhshme, por gjendja në Ballkan vetëm sa përkeqësohej më shumë”, ka shtuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2019 - 23:30

Një nga figurat kryesore të LDK-së, Vjosa Osmani, tha se do të bindë kryeministrin Edi Rama që të heqë dorë nga ideja e Shengenit ballkanik.

Postuar: 13/11/2019 - 22:31

xVjosa Osmani ka folur për postin e saj që do ta ketë pas formimit të qeverisë mes LDK-së dhe VV&

Postuar: 13/11/2019 - 19:00

Manovrat e përbashkëta anti-ajrore mes Rusisë e Serbisë do të jenë një event i përvitshëm, tha

Postuar: 13/11/2019 - 15:08

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa reagoi sot pas komentete të kreut të Vet

Postuar: 13/11/2019 - 15:01

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi sot se vetëm një zgjidhje kompromisi e arri

Postuar: 13/11/2019 - 14:58

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se bisedimet me Lidhjen Demokratike të

Postuar: 13/11/2019 - 14:42

Presim negociatat për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të hapen në muajin