BREAKING NEWS

Me kë do ta formojë PS-ja qeverinë pas 25 prillit? Rama i jep përgjigjen e prerë gazetarit

Me kë do ta formojë PS-ja qeverinë pas 25 prillit? Rama i jep
x

Rajoni

Kurti i sigurt: Do sigurojmë votat për votimin e Vjosa Osmanit presidente, për të votuan 300 mijë qytetarë më 14 shkurt

Kurti i sigurt: Do sigurojmë votat për votimin e Vjosa Osmanit

Pas marrjes së detyrës në krye të qeverisë së re të Kosovës, Kryeministri Albin Kurti është deklaruar në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri. Sipas zotit Kurti, seanca në të cilën do të bëhet votimi për kreun e shtetit, detyrë që momentalisht ushtrohet nga kreu i ri i Kuvendit, Glauk Konjufca do të thirret menjëherë pasi të bëhet zëvendësimi i të gjithë deputetëve të cilët morën poste ministrave me krijimin e kabinetit të ri qeveritar. Për sa i përket kandidaturës së zonjës Vjosa Osmani për postin e presidentes, zoti Kurti u shpreh i bindur se do t’i kenë ta gjitha votat e nevojshme për ta zgjedhur në postin për të cilin edhe Osmani kandidoi në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit. Kryeministri i ri është shprehur se këtë post, zonjës Osmani ia ka dhënë populli dhe qytetarët, referuar faktit që nga rezultatet përfundimtare zgjedhore, ajo mori më shumë se 300 mijë vota duke qenë edhe kandidatja më e votuar. “Besoj se porsa të bëhet zëvendësimi i deputetëve, që u bënë ministra ose zëvendëskryeministra dhe iu bashkuan kabinetit qeveritar, do të mund të thërrasim një seancë të radhës në të cilën padyshim e sigurt, atë që e votoi populli me mbi 300 mijë vota do të mund ta legjitimojmë edhe me të gjitha votat e nevojshme në mbledhjen e Kuvendit të Republikës”, tha ai. Ndërkohë, ditën e djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar 13 rekomandimet për kandidatët e radhës që do të zëvendësojnë deputetët e deritashëm të Kuvendit të Kosovës.

Osmani takim me Abdixhikun

Ditën e djeshme, në përpjekje për të siguruar votat e nevojshme dhe kuorumin e nevojshëm për tu zgjedhur presidente e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me kryetarin e sapozgjedhur në Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Abdixhiku ditë më parë kishte thënë se LDK nuk do të ketë më takime me Alin Kurti por takimet me Osmanin do të vazhdojnë për të diskutuar për presidentin. LDK po kërkon që presidenti i ri i Kosovës të jetë i pa anshëm në raport me subjektet politike. Pas përfundimit të takimit, kreu i LDK-së ka bërë me dije se biseda me Osmanin ka qenë pozitive. “Kemi diskutuar për çështjen e presidentit, takimi ishte i frytshëm, takimi ka qenë pozitiv, dhe është zhvilluar në atmosferë të mirë mes njerëzve që kanë bashkëpunuar një kohë të gjatë. Kemi diskutuar për platformën që pretendentja për presidente, Vjosa Osmani dëshiron ta ndërtojë në rolin e saj, kemi diskutuar rreth kësaj. Nuk kemi vërejtje rreth kësaj. Po ashtu kemi diskutuar për qëndrimin e saj karshi subjekteve politike”, tha ai. Më tej ai sqaroi se me kandidaten Osmani do të zhvillojnë edhe një tjetër takim, ndërsa për sa i përket vendimit përfundimtar, nëse LDK do ta mbështesë me votat e deputetëve të saj, Abdixhiku tha se një vendim i tillë do të merret pasi të kryhet më parë procesi i konsultimeve me organet e brendshme të partisë. Abdixhiku nuk ka bërë të ditur se kur do t’i takojë organet e partisë së tij e as kur do të jetë takimi i ardhshëm me Osmanin, porse ka thënë se nuk duhet thirrur seanca për presidentin, pa pasur unitet mes spektrit politik. Edhe Osmani është deklaruar pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se gjithçka në këtë takim ishte në frymë pozitive, ndërkaq u shpreh se pret mbështetej nga ish-kolegët e saj në LDK. Osmani tha se kanë diskutuar në këtë takim në detaje për platformën e saj presidenciale, ndërkaq u shpreh se pret që LDK-ja ta njoftojë për qëndrimin përfundimtar gjatë ditëve në vijim “Përgjithësisht ishte një takim shumë i mirë. Kisha mundësi që në detaje të flas për platformën time presidenciale, për fushat të cilat janë brenda funksionit të kreut të shtetit dhe mënyrën se si do t’i qasem opozitës në të ardhmen, sa i përket bashkëpunimit në këto fusha, kryesisht në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë, por edhe çështje të tjera që është e domosdoshme që të shtyhen përpara”, theksoi ajo.

Më të lexuarat