BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Rajoni

Kurti jep sqarime në Kuvend para takimit me Vuçiç, debate dhe akuza në seancën plenare

Kurti jep sqarime në Kuvend para takimit me Vuçiç, debate dhe

Ditën e djeshme në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seancë, në të cilët kryeministri Albin Kurti ka raportuar në lidhje me rinisjen e dialogut, përpara nisjes së takimit në Bruksel me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, takim i caktuar më 15 qershor. Shefi i ekzekutivit kosovar ka nisur me kritika mbi mënyrën se si është organizuar dhe zhvilluar deri tani dialogu, shkak ky për të cilin edhe është shprehur më parë se dialogu që do të rinisë do të jetë një proces tërësisht ndryshe dhe jo vijim i dialogut të deritanishëm. “Pala serbe në vazhdimësi ka minuar përpjekjet e përbashkëta për sukses. Kjo vërehet të një pjesë e madhe e marrëveshjeve. Fushata kundër FSK, vrasja e Oliver Ivanoviçit, arrestimi mbase i orkestruar i Marko Gjurçit, e që u lirua pa asnjë gjobë. Me të gjitha këto është synuar që të krijohet përshtypja që normalizimi mund të arrihet vetëm përmes ndarjes. E cila pastaj popullatës iu paketua si shkëmbim territoresh”, është shprehur zoti Kurti. Ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij se palët në dialog duhet të jenë të barabarta. I pari i qeverisë së Kosovës nuk ka lënë pa kritikuar as Bashkimin Europian dhe punën e bërë nga unioni për sa kohë që nga 22 shtetet anëtare janë më shumë se 5 shtete të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Qëndrimi i LDK

Ndërkohë kreu i LDK-s ka kritikuar kryeministrin Kurti se po niset për në Bruksel për të zhvilluar një dialog pa kushte dhe se ka ndryshuar tashmë qëndrim në lidhje me dialogun. “Kryeministri duhet të raportojë për raundin e ri të bisedimeve, ai tregoi për hapat e tij të ardhshëm në këtë proces. Çarë ka ndodhur deri tani e dimë, por çfarë do të bëjë Kurti? Nuk je më opozitar të kundërshtosh. Nga 25 minuta, 24 i pate për të shkuarën. E në të shkuarën përgjegjësi keni edhe ju”, tha ai. Abdixhiku i ka kujtuar Kurtit protestat në të shkuarën në lidhje me dialogun pa kushte që pretendonte se qeveria e atëhershme po zhvillonte. “10 vite protesta për dialogun pa kushte, çka ndodhi tash me kushtet për dialogun, çfarë ndodhi me të zhdukurit, e dialogun e brendshëm para atij të jashtit?”, deklaroi ai. Më tej një shkëmbim retorikash ka ndodhur mes kreut të PDK-së Enver Hoxhaj dhe kryeministrit Kurti. Hoxhaj e vlerësoi fjalimin raportues të Kurtit si një fjalim sharlatan me fraza hipokrite në të. Ai kërkoi nga Kurti të sjellë një platformë, strategji dhe parime për dialogun.“Dialogu nuk është i përgatitur në rrafshin diplomatik, ky do duhej të na tregonte se sa letra i ka çuar dhe ku, para se të shkojë në Bruksel. Ne prisnim nga Kurti që të na tregoj se cilat gabime i kemi bërë në raport. Kurti e keni shumë gabim, pasi po shkoni në dialog pa platformë, pa strategji, pa parime”, ka thënë Hoxhaj. Ndërkohë zoti Kurti u përgjigj se nuk është aty për të përmbushur kërkesat dhe pritshëmritë e Hoxhajt, por ato të qytetarëve të Kosovës. Ai shtoi se kjo seancë nuk është për dialogun e ardhshëm, por diskutim për ecurinë e deritanishme për procesin e dialogut me Serbinë.