BREAKING NEWS

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme të vendit/ Kallëzohen 7 funksionarë publikë në Prokurori. Kush janë zyrtarët e lartë dhe akuzat që rëndojnë mbi to

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme
x

Rajoni

Kurti kërkon reciprocitet në dialogun me Serbinë, ndërkombëtarët shtojnë më tej presionet ndaj Prishtinës e Beogradit

Kurti kërkon reciprocitet në dialogun me Serbinë,

Ashtu siç edhe kishte bërë me dije që përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 14 shkurtit, që në fillim të mandatit të tij, Kryeministri Albin Kurti është duke marrë vendime të rëndësishme, qoftë për qeverisjen e Kosovës e qoftë për dialogun me Serbinë. Kryeministri Kurti ka bërë të ditur se përmes katër sesioneve të ndara të mbajtura me 17 ministrat, kanë filluar që në fundjavë punën për të hartuar Programin Qeverisës dhe Planin e Veprimit për katër vitet e ardhshme të qeverisjes. Duke përdorur llogarinë e tij personale të Facebook, Kurti ka njoftuar se programi qeverisës do të reflektojë kërkesat, të drejtat dhe nevojat e qytetarëve, për përmbushjen e të cilave tha se do të angazhohen me përkushtim. “Qëllimet strategjike, objektivat operacionale dhe masat që do të ndërmerren u prezantuan dhe u shqyrtuan gjerësisht. Së shpejti, këto dokumente tejet të rëndësishme që përcaktojnë qartë prioritetet tona në çdo fushë bashkë me punët drejt realizimit të tyre do të finalizohen edhe teknikisht dhe do të dalin në Qeveri për votim e në Kuvend për diskutim”, ka shkruar ai.

Dialogu me Serbinë

Gjatë fushatës elektorale parazgjedhore, kandidati i atëhershëm për kryeministër Albin Kurti bëri me dije se një nga vendimet dhe veprimet e para të qeverisë së tij të ardhshme do të ishte vendosja e reciprocitetit me Serbinë. Një veprim të tillë Kurti e kishte marrë që me qeverinë Kurti 1, kur si kryeministër i vendit hoqi tarifën e vendosur për mallrat serbe dhe e zëvendësoi me masën e reciprocitetit mes dy vendeve. Pas rrëzimit të tij nga pushteti, pasardhësi i tij nga LDK, Avdullah Hoti e hoqi reciprocitetin. Gjatë fushatës, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje bëri me dije se do të ishte çështje ditësh apo javësh që nga marrja e pushtetit për herë të dytë, që reciprociteti të rivendosej. Zëdhënësi i qeverisëm, Përparim Kryeziu ka deklaruar se reciprociteti buron nga e drejta për barazi, sovranitet dhe të qenit i pavarur. Sipas tij, qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të mbrohen nga sjellja arbitrare e shteteve të tjera. “Reciprociteti është e drejtë që buron nga barazia dhe sovraniteti, pra të qenit i pavarur, në mënyrë që të mbrohen qytetarët nga sjellja arbitrare apo shkelja e të drejtave dhe dinjitetit nga ana e shteteve tjera”, tha zëdhënësi Kryeziu për mediat kosovare. Ndërkohë ndërkombëtarët janë duke kërkuar hedhjen e hapave të rëndësishëm në drejtim të procesit të dialogut. I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak ka deklaruar se në të vërtetë është e mundur që mes dy vendeve të arrihet në një marrëveshje finale brenda disa muajve, por parakusht për një gjë të tillë është pa dyshim vullneti politik i dy shteteve dhe liderëve të tyre. “Marrëveshja është teknikisht e realizueshme brenda disa muajsh, nëse të dy palët e duan atë dhe kanë vullnetin politik”, tha Lajçak në një intervistë të dhënë për agjensineë e lajmeve serbe Beta. Ai shtoi se vendet anëtare të unionit janë duke pritur që sa më shpejt dhe pa vonesa të vijojë procesi dhe të arrihet një përparim të shpejtë në negociatat mbi marrëveshjen gjithëpërfshirëse. Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve, Beta, Lajçak theksoi se “Udhëheqësit në Prishtinë dhe Beograd duhet të investojnë përpjekje dhe kapital politik, të kenë vullnet dhe guxim politik, si dhe një mandat nga populli, që do të thotë besim, mbështetje dhe mirëkuptim për popujt e tyre për çështje për të cilat negociojnë vendimet e vështira që pritet të vijnë”, theksoi in dërguari i BE-së. Sipas tij, pritshmëritë nga B E janë që marrëveshja përfundimtare të jetë një marrëveshje që duhet të gjejë zgjidhje të qëndrueshme për çështjet e hapura dhe të kontribuojë në stabilitetin e të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Më të lexuarat