Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kurti kujton sulmet e 11 shtatorit: Kosova bashkëndjen dhimbjen e popullit amerikan

Postuar: 11/09/2019 - 15:36

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka kujtuar sulmet e 11 shtatorit në SHBA. Perms një postimi në Facebook, ai ka shkruar se Kosova bashkëndjen thellë me dhimbjen e popullit amerikan dhe familjet e viktimave.

Postimi i plotë:

Më 11 shtator 2001, në një mëngjes të kthjellët, vdekja ra nga qielli. Mijëra njerëz me prejardhje nga e gjithë bota u vranë e me mijëra të tjerë u plagosën nga një sulm terrorist i cili tronditi gjithë botën.

Kosova bashkëndjen thellë me dhimbjen e popullit amerikan dhe familjet e viktimave. Ne e dimë se çdo të thotë humbja e njerëzve të pafajshëm pasi edhe sot jetojmë çdo ditë me dhimbjet dhe pasojat e luftës, me ankthin dhe vuajtjet për ata që ende janë të pagjetur.

Ne jemi mirënjohës për ndihmën, përkrahjen dhe miqësinë e popullit amerikan dhe të vendosur për luftimin e terrorizmit të të gjitha ngjyrave dhe krahëve.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2019 - 23:34

Gjykatësi i Gjykatës Themelore në Pejë, i quajtur Sali Berisha është vënë në pranga nga Policia e Krimeve Ekonomike.

Postuar: 19/09/2019 - 15:29

Lideri i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jablanoviç, tha se partia do të tentojë të h

Postuar: 19/09/2019 - 15:21

Gjermania nuk ka propozime konkrete për zgjidhjen e problemit me Kosovën dhe nuk ka gjithashtu

Postuar: 19/09/2019 - 07:33

Fushata për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë ka vijuar dje me akuza e premtime nga

Postuar: 18/09/2019 - 19:38

Lideri i PDK në Kosovë, Kadri Veseli, sot ka marrë pjesë në Konventën e Gruas Demokratike, ku k

Postuar: 18/09/2019 - 19:36

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se qeveria e re do të hapë