BREAKING NEWS

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të gjithëve: Vetëm këto do jenë ditët e pikut, ndërsa lajmi i mirë është se numri i të prekurve do të ulet...

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të
x

Rajoni

Kurti nis lëvizjet për shkarkimin e Hashim Thaçit: Fshehu marrëveshjen me NATO, ja skandali

Kurti nis lëvizjet për shkarkimin e Hashim Thaçit: Fshehu

Qeveria e re e Kosovës ka nisur procedurat për shkarkimin e presidenti Hashim Thaçi nga detyra. Dje kryeministri Albin Kurti, i ka dërguar një shkresë Kryeparlamentares Vjosa Osmani, në të cilën sipas tij, tregohen shkeljet mbi një marrëveshje që Thaçi ka firmosur me NATO. Shkresa i referohet letërkëmbimit mes tyre që mban datën e 19 prillit 2013. Zyra e Kryeministrit ka bërë një njoftim për mediat në të cilën theksohet se letërkëmbimi ka rezultuar një marrëveshje me anë të së cilës kryeministri i atëhershëm Thaçi në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar. “Letërkëmbimin nuk e kam gjetur në zyrën time por më është dhënë nga një zyrtar i NATO-s. Duke iu falënderuar NATO-s edhe e morëm letërkëmbimin. Zyrtarët ligjor të Zyrës së kryeministrit dhanë opinionin juridik të cilin e kemi shpërndarë”, tha kryeministri. Kryeministri Kurti, në shkresën e dërguar Kryeparlamentares ka bërë me dije se pas emërimit si Kryetar i Republikës së Kosovës, një nga gjërat e parë që ka kërkuar nga stafi ka qenë analizimi i kujdesshëm i marrëveshjes Thaçi- NATO duke theksuar se shumë e rëndësishme për të ka qenë hetimi mbi implikimin ose jo kushtetuese të marrëveshjes aq më tepër që marrëveshja nuk iu bë e ditur deputetëvetë Kosovës. Kryeministri është bazuar në kërkesën e kushtetueshmërisë ose jo të marrëveshjes me NATOn me nenet e Kushtetutës së Kosovës, e specifikisht me nenin 20 “Bartja e Sovranitetit”, nenin 18 “Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare” dhe nenin 91 “Shkarkimi i Presidentit”.

Qëndrimi i Kurtit

Gjithsesi në shkresë, Kryeministri i Kosovës ka sqaruar se është i vetëdijshëm për rëndësinë e marrëdhënieve mes Kosovës dhe NATO që çon edhe në sigurimin e integritetit territorial të Republikës së Kosovës. “Qëllimi i kësaj shkrese është që t’ju njoftoj juve, në cilësinë tuaj si kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për ekzistencën e marrëveshjes sekrete, si dhe për rezultatet e analizës së Zyrës së Kryeministrit. Për t’iu shmangur çdo keqkuptimi të mundshëm, dua të jem sa më i qartë: Unë, si kryeministër, nuk shpreh asnjë qëndrim për ose kundër marrëveshjes sekrete, për sa i përket përmbajtjes së saj. Unë, si kryeministër, e kuptoj dhe e vlerësoj thellësisht rëndësinë e jashtëzakonshme të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe NATO-s për sigurimin e plotë të integritetit territorial të Republikës dhe të qytetarëve të saj. Dhe unë, si kryeministër, i garantoj Kuvendit, si dhe të gjithë qytetarëve të Republikës se nuk do të ndërmarr asnjë hap që do të rrezikonte këtë aleancë të domosdoshme për sigurinë e vendit tonë”, është shprehur Albin Kurti në shkresën e tij. Shkresa përveç Kryeparlamentares i është dërguar edhe presidentit Thaçi e kryeprokurorit të Kosovës, Aleksandër Lumezi. 

Reagon Haradinaj

Pas bërjes publike të marrëveshjes nga ana e Kurtit, ka reaguar ish-Kryeministri Haradinaj i cili ka thënë se e gjitha kjo zhurmë është e kotë pasi gjatë mandatit të tij është zhvlerësuar marrëveshja Kosovë-NATO. Sipas tij FSK-ja ka mandat të plotë në tërë territorin e Kosovës përfshirë veriun. “Për të evituar populizmat dhe shqetësimet e ngritura sot rreth letrës së 2013, dhe implikimeve të mundshme ligjore e Kushtetuese, siguroj qytetarët e Kosovës se sot FSK-ja ka mandat të plotë në tërë territorin e Kosovës, pa asnjë kufizim”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. Haradinaj ka thënë se në janar të vitit 2019 i ka shkruar letër Sekretarit të tanishëm të NATO’s Jens Stoltenberg ku e ka njoftuar për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës. “Qëllimi i letrës ishte të njoftohet se pas votimit të ligjeve në Kuvend, zhvlëftesohen kufizimet territoriale në letrën së ish-KM Thaçi në vitin 2013, dhe i bëj ftesë NATOs që përmes KFORit të nënshkruajmë protokoll të ri bashkëpunimi operacional, këtë herë pa kufizime territoriale”, ka shkruar Haradinaj.