BREAKING NEWS

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep mesazhin e fortë

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep
x

Rajoni

Kurti-Osmani nisin diskutimet për qeverinë dhe presidentin, takime me Haradinjan dhe Hoxhajn, kërkohet bashkëpunim me opozitën

Kurti-Osmani nisin diskutimet për qeverinë dhe presidentin, takime me

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, së bashku me ushtruesen e detyrës së presidentes dhe njëkohësisht kandidate për të njëjtin post, Vjosa Osmani kanë zhvilluar ditën e djeshme një takim me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe liderin e Partisë Demokratike Enver Hoxhaj. Takimi ishte i paralajmëruar, duke qenë se të premten, liderëve të partive iu është dorëzuar një letër nga Kurti dhe Osmani që i ftonte në takim dhe u bënte me dije se temë e takimit do të ishte diskutimi mbi konstituimin e institucioneve të reja. Ftesa për pjesëmarrje iu është dërguar edhe partive të komuniteteve. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit ka bërë me dije se kanë biseduar për bashkëpunim për temat e interesit kombëtar. “Të bashkëpunojmë për temat e interesit nacional çdo herë duke e ruajt vendin, por edhe me bë funksionale demokracinë vendit, duke pasur parasysh që synohet një koncertin i pushteteve në një parti në këtë rast me LVV-në”, tha Haradinaj. Kreu i AAK ka deklaruar se në takim, zonja Osmani dhe zoti Kurti kanë kërkuar konstruktivitet dhe partneritet pozitë-opozitë. “Dikur e kemi bërë opozitarizmin së bashku me Kurtin. I tregova zotit Kurti se nuk do të kthehen ato kohëra të vjetra të opozitarizmit që i kemi pasur së bashku, edhe unë jam plakur pak dhe nuk mundem me ato metoda të hershme. Ne si Aleancë nuk e kemi këtë mundësi me kriju 2/3 në parlament. Ajo që na mbetet është një rol opozitar, funksional. Mendoj se funksioni ynë opozitar është i rëndësishëm në kohën që vjen, për të mundësuar ekuilibrin e institucioneve, pushteteve ndarjen e këtyre pushteteve por edhe funksionimin e demokracisë tonë”, tha Haradinaj.

Diskutimi për presidentin

Më tej ai sqaroi se është detyra e Kurtit dhe Osmanit që të sigurojnë 2/3 e votave të nevojshme për të mundësuar zgjedhjen e presidentit të vendit. Sipas tij, detyra e partisë së tij nuk ështëtë përkrahë përqendrimin e pushtetit në një dorë, pra të zotit Kurti. “Populli ja ka jep shumicën për krijim të qeverisë, nuk ja ka dhanë 2/3 për Presidentin, është përgjegjësia e tyre me gjetë formulën sesi i bëjnë 2/3, ne si Aleancë do ti marrim vendimet tona në institucionet tona të partisë”, tha Haradinaj. Pas takimit, kreu i AAK-së ka mbledhur strukturat e partisë për ë diskutuar mbi zgjedhjet lokale dhe formimin e institucioneve. Takim me kryeministrin e ardhshëm Kurti dhe zonjën Osmani ka zhvilluar edhe kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj. Pyetjes së gazetarëve pas takimit, se a do të jenë deputetët e PDK në Kuvend kur të kryhet votimi për presidente, zoti Hoxhajështë shprehur se partia e tij nuk është as departament i resurseve njerëzore, e as organ i avancimit të njerëzve në karrierë. “Është kërkuar pjesëmarrja jonë në seancë për kur zgjidhet kryetari i Kuvendit, qeveria, edhe presidenti. Ne nuk jemi parti politike që pjesëmarrjen e ka profesion, ne jemi opozitë, do ta diskutojmë në organe dhe marrim pastaj vendim…. Debati ka qenë përmbajtjesor, por qëndrimet tona janë të qarta… Ne jemi opozitë, nuk jemi departament i resurseve njerëzore që ndihmon të zgjidhet ky apo ai president i vendit, as nuk jemi organ i avancimit të njerëzve në karrierë… Takimi është ndërtuar në parime të tilla dhe këtë qartësi që kam para jush e kam pasur edhe në takim”, u shpreh Hoxhaj. Ai ka folur edhe për atë që Kosova ende është pa liberalizim të vizave, duke thënë se kjo edhe për shkak të qëndrimeve të dikurshme të Kurtit dhe Osmanit. Për sa i përket kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i cili u zgjodh në këtë detyrë vetëm të djelën, ai paralajmëroi se nuk mundej të ishte pjesë e takimit për shkak se ende nuk kishte krijuar në organizim në parti. Zoti Abdixhiku kërkoi që një takim me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmani të zhvillohet ditën e premte, propozim që ende nuk është pranuar apo hedhur poshtë. “Do të jemi konstruktiv në frymën themeltare e LDK-së dhe presidentit Rugova dhe të gjithë veprimtarëve të LDK-së, që kontribuon në mirëmbajtjen dhe ndërtimin e institucioneve dhe jo në rrënimin dhe dëmtimin e tyre”, ka bërë me dije Abdixhiku.

Më të lexuarat