BREAKING NEWS

Prokurorë të huaj zbarkojnë në SPAK me ligj, ndërkombëtarët marrin në patronazh gjurmimin e parave të korrupsionit dhe burgosjen e politikanëve

Prokurorë të huaj zbarkojnë në SPAK me ligj,
x

Rajoni

Kurti synon shumicë të cilësuar në Parlamentin e ri, Mustafa i quan përralla dhe parlajmëron garë të fortë

Kurti synon shumicë të cilësuar në Parlamentin e ri, Mustafa

Zgjedhjet në Kosovë kanë vënë në lëvizje partitë politike dhe krerët politikë në vend. Lëvizja Vetëvendosje dhe Kryetari i saj Albin Kurti kanë mbajtur ditën e djeshme një mbledhje, ku është folur rreth zhvillimeve të fundit në politikën kosovare si dhe dinamikat që çuan deri në krijimin e situatës që zgjedhjet e parakohshme u bënë fakt. Që na bërjen publike të vendimit të marrë nga Gjykata Kushtetuese, vendim që kërkonte mbajtjen e zgjedhjeve të reja, LV ka kërkuar që data e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve të caktohet sa më e afërt të jetë e mundur. “Në këtë takim po ashtu u fol edhe për rëndësinë e madhe që ka mërgata jonë. Shteti i Kosovës, përmes institucioneve kompetente, duhet ta bëjë sa më të lehtë mundësinë e votimit nga emigrantët që jetojnë jashtë territorit të Kosovës, e jo t’ua vështirësojë një gjë të tillë, siç është bërë në të kaluarën”, thuhet në deklaratën e publikuar nga kjo parti. Nga kjo parti gjithashtu bëhet me dije se zgjedhjet e reja parlamentare i konsiderojnë si një refendum i cili do të sjellë ndryshim aq të nevojshëm për vendin, por edhe aq shumë të kërkuar nga qytetarët. Kurti, gjatë fjalës së tij tha se ky vit po të mos ishte tragjik nga pandemia do të ishte shumë interesant, ndërsa për sa i përket rezultatit të zgjedhjeve, kursi është shprehur euforik, duke pretenduar se 2/3 e votave do fitohen patjetër nga partia e tij. “Nuk donin të pranonin se ndryshimi kishte filluar e qytetarët donin LV-në. Sa herë vendosin pengesa të padrejta, që përpiqen ta ndalin VV-në, ajo vetëm rritet. Populli nuk i do hileqarët dhe i dënon ata. Le të shërbejë kjo si mësim, me intriga me shërbime sekrete nuk ka përparim në politikë, nuk i ha populli mashtrimet, ky emancipim i popullit do të bëjë që Lëvizja Vetëvendosje të marrë 2/3 e votave”, tha Kurti.

Mustafa i përgjigjet Kurtit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, partisë tjetër potencialisht fituese të zgjedhjeve, ka reaguar në lidhje me deklaratën e Kurtit se LV-ja do të marrë 2/3 e votave të qytetarëve në zgjedhjet parlamentare. Madje ai tha edhe se në këtë parti nuk iu besojnë fare përrallave, duke iu referuar sondazheve të fundit që po e nxjerrin Vetëvendosjen si fituese të zgjedhjeve, duke i quajtur të porositura nga kjo e fundit. “Si LDK nuk iu besoj fare sa përrallave aq iu besoj këtyre sondazheve të Vetëvendosjes dhe të porositura nga ajo. Ne njihemi mirë në Kosovë kush çfarë anëtarësie ka, cilët votues i ka. Njihemi mirë edhe me sondazhet dhe mënyrën e organizimit të tyre. Në zgjedhje nuk do të hyjmë me kompleksin e sondazheve por do të hyjmë me besimin që presim nga qytetarët për programin tonë dhe për punën që ka bërë qeveria Hoti”, është shprehur ai. Kreu i LDK-së e ka argumentuar bindjen e tij në fitore me punën e madhe që sipas tij ka bërë qeveria e udhëhequr nga kryeministri Hoti. Mustafa tha se në zgjedhjet e parakohshme pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese do të dalin më të mirët. “Unë mendoj që rrëzimi Qeverisë nuk mund të jetë asnjë arsye që LDK-ja të dëmtohet në zgjedhjet e ardhshme sepse Qeveria Hoti nuk e ka shkelur Kushtetutën. Qeveria nuk ka bërë asnjë shkelje të Kushtetutës. Nuk i ka zgjedhur Qeveria Hoti deputetët e Kuvendit të Kosovës. Ata i ka certifikuar një organ krejtësisht tjetër, KQZ-ja. Sa i përket zgjedhjeve unë jam shumë i bindur që ne do të dalim mirë”, tha Mustafa. Në lidhje me emrin e personit i cili do të kandidohet si Kryeministër në këtë parti, Mustafa tha se nuk është diskutuar ende nga strukturat, por që fillimisht do të plotësohet lista me emrat e atyre që do të kandidojnë për postet e deputetëve, dhe më tej do të mendohet për emrin e Kryeministrit.