BREAKING NEWS

‘Zbutet’ presidenti Meta, jep mesazhin e koduar me mimoza në duar

‘Zbutet’ presidenti Meta, jep mesazhin e koduar me mimoza në
x

Rajoni

Kurti takon tre këshilltarë të Presidentit Macron në Paris

Kurti takon tre këshilltarë të Presidentit Macron në Paris
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër i zgjedhur, mbrëmë në Paris ka takuar tre këshilltarët e Presidentit Francez, Emmanuel Macron.
 
Kurti në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se që të tre i kanë uruar për fitoren në zgjedhje dhe se me ta ka biseduar për avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.
 
Ndër të tjera Kurti ka shkruar se atyre u ka shpjeguar synimet që do të ketë qeverisja e ardhshme si reforma në drejtësi, zhvillimi ekonomik e progres shoqëror.
 
“Mbrëmë në Élysée, takova tre këshilltarë të Presidentit Francez, z. Emmanuel Macron: Këshilltarin për Evropë dhe G20, z.Clément Beaune, Këshilltarin zëvendës përgjegjës për Evropë, z.Alexandre Adam, si dhe Këshilltarin për Çështje Startegjike, z. Etienne de Gonneville.
 
Më uruan për fitoren në zgjedhje, i falenderova për përkrahjen dhe ndihmën e Francës për Republikën e Kosovës dhe biseduam për avansimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve tona. Shpjegova ndryshimin e madh politik në Kosovë me zgjedhjet e 6 tetorit, për synimet tona që këtë vullnet të qytetarëve ta bëjmë reformë të drejtësisë, zhvillim ekonomik e progres shoqëror. Diskutuam edhe për situatën politike në Ballkan, nevojën për raporte të mira fqinjësore midis shteteve dhe demokratizimin e tyre të brendshëm”, ka shkruar Kurti.