BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ PS mbledh Kryesinë për të shpallur kandidatët përfundimtarë, shtyhet me dy orë, zbardhet arsyeja

Zgjedhjet e 14 majit/ PS mbledh Kryesinë për të shpallur
x
BREAKING NEWS

Vazhdon ‘lufta’ brenda opozitës/ Alibeaj vetëm me 17 kandidatë në zgjedhje? Ja të gjithë EMRAT e bërë publikë deri më tani

Vazhdon ‘lufta’ brenda opozitës/ Alibeaj vetëm me 17
x
BREAKING NEWS

KQZ merr vendimin e fundit dhe hedh shortin për përcaktimin e subjekteve zgjedhore

KQZ merr vendimin e fundit dhe hedh shortin për përcaktimin e
x
BREAKING NEWS

Arsimimi i qeverisjes Rama, Niko Peleshi ministri më “gdhë” me 13 vite studime për shkollën e lartë, Ogerta Manastirliu dhe Ulsi Manja “magjistarë” të doktoraturave plagjiaturë, Lindita Nikolla mesatare mbi 5, Taulant Balla ka nisur gjimnazin 18 vjeç...

Arsimimi i qeverisjes Rama, Niko Peleshi ministri më
x
BREAKING NEWS

PD e Lulzim Bashës vendos sot për zgjedhjet e 14 majit, ja kush janë 3 kandidat e propozuar për kryetar në Bashkinë e Tiranës

PD e Lulzim Bashës vendos sot për zgjedhjet e 14 majit, ja kush
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë Berishës dhe politikës shqiptare: Duam kandidatë të pastër në zgjedhje, boll me shitblerje votash, të korruptuarit janë kërcënim për sigurinë e SHBA

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë Berishës dhe politikës
x
BREAKING NEWS

Eksodi me gomone drejt Anglisë, Çuçi shpërthen me deklaratën shokuese dhe iu ‘pret’ shpresat shqiptarëve ilegal: Ndalojini dhe kthejini pasi janë të zgjuar dhe e manipulojnë sistemin kudo

Eksodi me gomone drejt Anglisë, Çuçi shpërthen me
x
BREAKING NEWS

SPAK trondit Arben Ahmetajn, sekuestron vilat e bashkëjetueses dhe ish-gruas së tij në Hamallaj e Palasë, bllokohen fatura dhe sende personale, ish-ministri socialist në ankth

SPAK trondit Arben Ahmetajn, sekuestron vilat e bashkëjetueses dhe
x

Rajoni

Kurti thirrje shqiptarëve në Serbi të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë: Dëshmoni me vendosmëri që jeni aty

Kurti thirrje shqiptarëve në Serbi të marrin pjesë në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar shqiptarët që jetojnë në Serbi të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë dhe të pronës.

Ky proces ka nisur më 1 tetor dhe do të zgjasë deri në fund të po këtij muaji.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Kurti tha se shqiptarët që jetojnë në Serbi “vazhdimisht përballen me diskriminim kombëtar e njerëzor, e së fundmi edhe me pasivizimin e adresave të tyre”.

Spas Kurtit, ky proces për shqiptarët nuk është vetëm çështje statistike.

“Si kryeministër i Republikës së Kosovës ftoj shqiptarët që jetojnë në Serbi, e në veçanti në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, që t’i përgjigjeni regjistruesve, duke regjistruar veten e familjarët. Ju ftoj që shtypjes t’i përgjigjeni me regjistrim. T’i përgjigjeni pasivizimit duke regjistruar çdo shqiptar. Edhe ata që gjenden me banim të përkohshëm në diasporë dhe Kosovë. Të dëshmoni me vendosmëri që jeni aty”, tha Kurti.

Përfaqësuesit politikë nga të gjitha partitë që përfaqësojnë komunitetin shqiptar në Serbi, përmes një deklarate të nënshkruar në korrik të këtij viti, u zotuan se do të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Serbi.

Shqiptarët në jug të Serbisë – në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc – kishin bojkotuar regjistrimin e popullsisë më 2011.

Sipas vlerësimeve të bashkësisë ndërkombëtare, në Serbi jetojnë rreth 60 mijë shqiptarë, kryesish në tri komunat në jug, që njihen edhe me termin Lugina e Preshevës.

Në vazhdimësi, partitë politike të shqiptarëve në Serbi janë ankuar se pakica shqiptare përballet me diskriminim. Ata po ashtu kanë shprehur shqetësimin për procesin e pasivizimit të adresave, që sipas politikanëve shqiptarë, po bëhet për të ndryshuar “strukturën etnike” të tri komunave ku jeton shumica e pakicës shqiptare në Serbi.

Më 2021, Komiteti i Helsinikit për të drejtat e njeriut në Serbi, tha se Beogradi zyrtar, në mënyrë që të ulë numrin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, po kryen procesin e “pasivizimit të banorëve shqiptarë” që jetojnë jashtë Serbisë, qoftë në Kosovë apo në shtetet evropiane.

“Kjo masë, në thelb, është një formë e spastrimit etnik përmes mjeteve administrative”, thuhej në raportin e Komitetit të Helsinkit.

Sipas Komitetit të Helsinkit, kur një adresë e banimit pasivizohet dhe hiqet nga libri amëz në Serbi, “ai person praktikisht pushon së ekzistuari”. Personave që u pasivizohen adresat nuk mund të pajisen me letërnjoftim apo pasaportë të re. Rrjedhimisht, sipas Komitetit të Helsinkit, atyre u parandalohet të regjistrojnë makinën e tyre, të blejnë apo shesin prona, të kenë qasje në kujdesin shëndetësor dhe në shërbimet sociale dhe të votojnë në zgjedhje, qofshin ato lokale apo të përgjithshme./REL