BREAKING NEWS

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin Rama

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I qëndroi deklaratës për një rikthim të tij të mundshëm në krye të PD-së, Sali Berisha bën lëvizjen urgjente

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I
x
BREAKING NEWS

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet e rënda që po ndodhin në zgjedhjet për kryetarin e ri: Po fusin...

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet
x
BREAKING NEWS

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron çfarë do të ndodhë sot në zgjedhjet e PD-së, ka një mesazh të ‘koduar’ edhe për Berishën: Rama e...

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një i ri, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë
x
BREAKING NEWS

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për katharsis

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për
x
BREAKING NEWS

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm, zbulon vendimin më të ri të qeverisë së tij: Do e nisim në vjeshtë!

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS, lë edhe mandatin e deputetit: Deklaroj fundin e...

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS,
x

Rajoni

Kurti vendos kushte përpara takimit me Vuçiç, kërkon të hapen arkivat serbe për personat e pagjetur

Kurti vendos kushte përpara takimit me Vuçiç, kërkon

Pak përpara takimit të planifikuar brenda muaji qershor mes presidentin serb Aleksandar Vuçiç në lidhje me vijim e dialogut nën drejtimin e Brukselit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka risjellë në vëmendje çështjen e të pagjeturve, siç iu referohet personave të cilët janë konsideruar të humbur gjatë luftës së Kosovës dhe për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë. Kryeministri Kurti, priti dje në takim Martin Schüepp, drejtorin rajonal për Evropë dhe Azi Qendrore i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) dhe temë qendrore e takimit ka qenë pikërisht fati i personave të pagjetur. Schüepp ka deklaruar se është shumë e rëndësishme për njerëzit që kanë përjetuar ngjarjet e luftës që t’i ndajnë ato me të tjerët, sepse mund të kuptohen më shumë gjëra rreth asaj që ka ndodhur. Ndërkohë deklarata e bërë nga kryeministri Kurti ka qenë e fortë dhe akuzonte drejtpërdrejtë shtetin serb. I pari i qeverisë së Kosovës është shprehur se çështja e të pagjeturve është një plagë e hapur dhe ende e pashëruar. Sipas njoftimit të publikuar nga zyra e Kryeministrisë, zoti Kurti është shprehur se është shumë me rëndësi që të hapen arkivat shtetërore të Serbisë, sepse krimet nuk janë kryer nga individë, por nga shteti serb. Kryeministri ritheksoi përkushtimin e Qeverisë për adresim të kërkesave dhe shqetësimeve të familjeve të personave të pagjetur, për domosdoshmërinë e avancimit të politikave institucionale, përmes të cilave do të ketë trajtim meritor për të pagjeturit dhe familjet e tyre. “Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar dhe i jep prioritet ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së të pagjeturve, trajtimit më të mirë ligjor dhe institucional të familjeve të tyre dhe vendosjen e drejtësisë”, thuhet në deklaratën e Kryeministrisë.

Qëndrimi i Kurtit

Zoti Kurti ka marrë pjesë edhe në takimin e parë të Grupit Punues për Institutin për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku ka deklaruar se Kosova dhe qeveria nuk kanë luksin të gabojë. “Nuk e kemi luksin të gabojmë kësaj radhe, nuk kemi mundësinë të eksperimentojmë e të dështojmë me eksperimentet tona, për këtë arsye është thelbësore që të bashkojmë forcat dhe të përkrahim njeri-tjetrin, të gjithë. Qëllimi i të gjithë neve është i përbashkët dhe ka të bëjë me institucionalizimin dhe me mbrojtjen dhe ruajtjen e kujtesës kolektive”, u shpreh Kurti. Ai shtoi se edhe pse që të krijohet një situatë paqeje kërkohet drejtësi dhe rehabilitim, në Kosovë nuk ka ndodhur asnjëra prej tyre, edhe pse sipas Kurtit viktimat e luftës i meritojnë të dyja këto. Në të njëjtin takim, ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu është shprehur se ajo çka luen rolin kyç në krijimin e shoqërive të hapura dhe të drejta është pa dyshim dokumentimi i krimeve të luftës. Kjo pasi dokumentimi sipas saj ndikon në krijimin e një kujtese kolektive, në ndjekjen penale të autorëve të krimeve dhe në identifikimin e viktimave.