BREAKING NEWS

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në Vlorë: Nipi vret xhaxhin, më pas edhe veten

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për kundërshtarët tanë. S’mund të kërkonim më shumë se kaq

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për
x
BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x

Rajoni

Kurti vendos reciprocitet ndaj Serbisë mbi targat serbe në territorin e Kosovës, Vuçiç mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, rriten tensionet

Kurti vendos reciprocitet ndaj Serbisë mbi targat serbe në territorin

Qeveria e Kosovës ka marrë dje vendimin për të vendosur reciprocitet me shtetin serb, sa i përket targave të makinave. Dokumenti i cili është firmosur nga ministri i Brendshëm, Xhelal Svelça, ndalon hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës të të gjithë automjeteve me targa serbe, si zgjidhje është ofruar mundësia e pajisjes së tyre me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës, kohëzgjatja e të cilave është 60 ditë. Sipas ministrit Svelça, pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Kosovës. Autoritetet kosovare sqarojnë se një vendim i tillë është marrë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, e cila u arrit në korrik të vitin 2011 në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në këtë marrëveshje përcaktohet që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë. Në kuadër të zbatimit të këtij vendimi, në pikat kufitare në veri të Kosovës janë vendosur forca të mëdha policore. Ministri Sveçla ka bërë të ditur se shtimi i forcave policore në veri të vendit, është në kuadër të zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë- konkretisht targave të automjeteve.

Kryeministri Kurti

Lidhur me vendimin e qeverisë, është deklaruar edhe kryeministri Albin Kurti, në seancën e parë të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës. Ai sqaroi se pavarësisht se çfarë nacionaliteti janë poseduesit e automjeteve me tabela jo të vlefshme ato po konfiskohen. Kurti sqaroi se kjo marrëveshje ka 10 vite që është vendosur në zbatim nga pala serbe. Shefi i ekzekutivit kosovar ka sqaruar se vendimi i marrë dje nuk ka asnjë qëllim që të cënojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Serbisë apo të provokojë destabilizim. “Si kryeministër ju siguroj se veprimet e ndërmarra sot nga organet kompetente për zbatimin e kësaj nuk janë drejtuar kundër qytetarëve serb, nuk kanë për qëllim të cenojnë lëvizjen e lirë qytetarëve serbë apo të provokojnë çfarë do destabilizimi. Pres nga të gjithë ta kuptojnë drejt se sot nuk po ndodh asgjë e jashtëligjshme, sot po fillon zbatimi i një marrëveshje me të cilën është pajtuar edhe Serbia”, tha Kurti. Ai kërkoi nga qytetarët serb të vazhdojnë ritmin e përditshmërisë pa shqetësime e brenga se po ju cenohet ndonjë e drejtë. Zoti Kurti e ka konsideruar marrjen e këtij vendimi, jo si dëshirë të Kosovës por si imponim nga ana e Serbisë. “Targat e përkohshme nuk janë dëshira jonë, por një imponim nga ana tjetër. Qytetarët tanë kanë paguar për targa të tilla në hyrje të Serbisë për dhjetë vjet", tha ai. Sipas tij, masat e marra sot janë të ligjshme dhe janë plotësisht në përputhje me afatet.

Reagimi i Vuçiç dhe Listës Serbe

Forca të shtuara të Njësisë Speciale të Kosovës janë vendosur sot në pikat kufitare me Serbinë në veri të Kosovës, për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit për targat. Gjithsesi ky vendim është përballur me pakënaqësi nga ana e qytetarëve serbë të cilët kanë dalë të protestojnë dhe bllokuan pikën kufitare të Jarinjes në të dy drejtimet. Forcat e Kosovës i kanë bërë të qartë protestuesve se të drejtën për të protestuar nuk ua ndalon askush, por kjo nuk u jep të drejtën që të bllokojnë rrugën. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç i bëri thirrje Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që të ndihmojë serbët në Kosovë pas mbërritjes së Forcave policore dhe fillimit të konfiskimit të targave serbe. "Kjo drejtohet drejtpërdrejt kundër interesave të popullit serb, Vuçiç të reagojë, njerëzit janë të mërzitur dhe të frikësuar. Ne gjithashtu do t'i kërkojmë BE-së të reagojë. Unë i bëj thirrje të gjithëve për arsyetim dhe paqe, që të mos bien pre e provokimeve. Dhe i bëj thirrje Prishtinës të mos provokojë, i bëj thirrje Beogradit të ndihmojë. Ne jemi vetëm në këtë, por jam i bindur se Presidenti Vuçiç do të gjejë një zgjidhje dhe do të ndihmojë njerëzit tanë", është viktimizuar Rakiç. Ndërkohë, presidenti Vuçiç ka thirrur një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të martën në orën 10:00.

Më të lexuarat