Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kurz: Austria do të mbështesë çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

Postuar: 16/09/2019 - 19:08

Kancelari austriak, Sebastian Kurz ka folur për marrëveshjen e mundshme mes Serbisë dhe Kosovës, duke thene se do ta mbështesë çdo zgjidhje me të cilën pajtohen në dialog Serbia dhe Kosova, përfshirë edhe korrigjimin e kufijve.
 
Ai për “Tanjug” ka folur për ndikimin e Bashkimit Evropian në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, emërimin e të dërguarit special amerikan për Ballkanin, rrugëtimin evropian të Serbisë dhe tema të tjera.
 
“Qëndrimi ynë është i qartë, mbështesim çka do që palët merren vesh, edhe mundësinë e korrigjimit të kufijve, nëse në fund kjo parasheh një zgjidhje të përbashkët e cila mund të sjellë stabilitet. Caku duhet të jetë që të gjitha çështjet e hapura të zgjidhen me marrëveshje”, u shpreh Kurz.
 
Ai ka theksuar se është e rëndësishme që dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojë përsëri në mënyrë që të gjitha temat e hapura të zgjidhen në tavolinën e bisedimeve.
 
“Është e nevojshme një dinamikë e rë sepse zgjidhja e ardhur nga dialogu është parakusht për pjesëmarrjen e ardhshme të Bashkimit Evropian”, shtoi ai.
 
Në pyetjen nëse BE-ja ka fuqi për të zgjidhur çështjen e Kosovës dhe nëse kanë ndikim mbi Prishtinën, që nuk ka reaguar ndaj thirrjeve nga Brukseli për heqjen e taksës, Kurz ka thënë se BE ka mundësi të ndryshme të reagimit dhe se ato i shfrytëzon vazhdimisht. Por, ai e sheh të “nevojshme që Beogradi dhe Prishtina të krijojnë një dëshirë të mjaftueshme për kompromis”.
 
Kurz ka mirëpritur emërimin e të dërguarit special amerikan për Ballkanin, duke shprehur shpresën se ai do të jetë në gjendje të ndihmojë zgjidhjen e çështjes së Kosovës, në bashkëpunim me BE-në.
“Gjatë vizitës time në Shtëpinë e Bardhë, kam biseduar për përpjekjet tona të përbashkëta me presidentin Donald Trump. SHBA tashmë një kohë të gjatë janë të angazhuara së bashku me BE-në, që është shumë e rëndësishme”, theksoi Kurz.
“Andaj, është sinjal i mirë emërimi i të dërguarit special dhe shpresoj se ai do të jetë në gjendje të ndihmojë arritjen e marrëveshjes. Jam i sigurt se BE-ja do të bashkëpunojë ngushtë me të”, u shpreh kancelari austriak. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/10/2019 - 18:59

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka reaguar pas ngjarjes në Kosovë ku mbetën të helmuar 26 zyrtarë të KQZ-së, të cilët dyshohet se u helmuan nga zarfet me vota të Serbisë.

Postuar: 14/10/2019 - 17:42

Ish-Prokurorja, Katica Janeva pasi ka kam marrë mjekimin në spitak sot është kthyer në qelinë e p

Postuar: 14/10/2019 - 17:17

Albin Kurti ka ndarë sot me publikun një foto të simpatizantit më të dalluar të Lëvizjes Vetëvend

Postuar: 14/10/2019 - 17:16

Ava Karabatic, ish-moidele e Playboy model, e njohur në reality TV dhe si artiste ka njoftuar kan

Postuar: 14/10/2019 - 15:33

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Kryetaren e KQZ, Valde

Postuar: 14/10/2019 - 15:13

Nënkryetari i Listës Serbe, Sërxhan Popovic, tha sot se fletëvotimet “helmuese” nga