BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Kusari Lila: Ka shumë deputetë që mund të japin aprovimin për rrëzimin e qeverisë, duhet të kemi zgjedhje sa më shpejt

Kusari Lila: Ka shumë deputetë që mund të japin aprovimin

Ashtu siç edhe është paralajmëruar më parë nga LVV dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, qeveria e Kosovës është një qeveri drejt rënies ndaj vendi duhet që të shkojë në zgjedhje të reja. Kryetarja e Alternativës, njëherësh deputete e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila paralajmëroi rrëzimin e Qeverisë. Ajo thotë se në javët në vijim do të riaktivizojnë mocionin e mosbesimit ndaj ekzekutivit. Madje shprehet e sigurt se aktualisht ka deputetë të mjaftueshëm për të ftuar seancën, e më pas votuar pro shkarkimit të kryeministrit Avdullah Hoti. Deputetja Kusari-Lila në një intervistë për KosovaPress thotë se ende nuk kanë marrë vendim se a do t’iu kërkojnë nënshkrimet edhe deputetëve të Listës Serbe, pas deklaratave të tyre pro rrëzimit të Qeverisë Hoti. “Natyrisht se mbetet aktuale kërkesa jonë për mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e qeverisë apo mosbesimin e Qeverisë Hoti. Por do të rishikohet në javët në vijim ripozicionimi ynë si Grup Parlamentar, në kuptimin e organizimit dhe marrjes së mbështetjes dhe nga deputetë të tjerë të gatshëm për të rrëzuar Qeverinë Hoti. Nuk mund të mohoj, as pohoj në këtë moment dhe këto rrethana. Por besoj që mund të ketë mjaftueshëm deputetë të shumicës shqiptare, por edhe pakicave të tjera për të ftuar seancën fillimisht, e më pastaj për të votuar mocionin e mosbesimit për Qeverinë Hoti. Po mendoj se kur arrihet ajo pikë mund të mbeten vetëm disa deputetë të LDK-së që do të mbështetin këtë qeveri, ashtu siç po shihet dallimet po thellohet edhe ndërmjet partnerëve qeverisës, por edhe partitë që e kanë mbështetur”, thotë Kusari-Lila.

Shkuarja në zgjedhje

Ajo thotë se zgjidhja e vetme për rrethanat aktuale politike janë zgjedhjet. Këtë e bazon edhe në mungesën e numrave të koalicionit qeverisës në Kuvend dhe dështimin e miratimit të Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike. “Vendi mund të ketë vetëm një zgjidhje, e cila është shkuarja në zgjedhje. Atë në një zgjedhje të jashtëzakonshme që do të organizoheshin konfrom masave për ruajtjen e shëndetit publik, siç është bërë në tërë botën. Tash edhe në vendet demokratike që kaluan në procese zgjedhore. Daljen e një qeverie me legjitimitet dhe një Kuvendi me përgjegjësi dhe program intensiv të ruajtjes së shëndetit, por edhe rimëkëmbjes”, u shpreh ajo. Mes të tjerash, Kusari-Lila foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për të cilin u shpreh se duhet të ketë rivlerësim të tërësishëm. “Këto rrethana duhet të ketë rivlerësim të dialogut, definitivit. Duhet të shikohet pozicioni dhe nuk kemi parë ne një strategji për dialog. Do të thotë qeveria e Kosovës aktualisht kanë shkuar në dialog me agjenda të përcaktuara nga të tjerët, nuk ka dalë në mënyrë proaktive të përcaktojë agjendë të vetën. Nuk ka treguar konsistencë në qëndrime të cilat janë me rëndësi për qytetarët e Kosovës, ka treguar që shkon me dinamikën që ia përcakton tjetër kush”, tha ajo. Kandidaturën e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë Kosovës, Ramush Haradinaj për president të vendit dhe kërkimin e votave për këtë postë, Kusari-Lila e cilësoi anti-kushtetuese. Sipas saj, kjo dëshmon se ai nuk është adekuat për këtë zyrë “Zoti Haradinaj ka treguar që nuk është fare adekuat për këtë zyrë, me vetë faktin si ka filluar të kërkojë vota, duke filluar të bëjë gabime përmbajtjesore. Nuk i ka njohurit bazike për Kushtetutën e vendit, duke ofruar vota ‘veresi’ për të ardhmen nga pozita e presidentit që është shkelje e kushtetutës”, thotë ajo.

Më të lexuarat