Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kuvendi i Kosovës miraton ligjin e amnistisë, hiqet neni 3

Kuvendi i Kosovës miraton ligjin e amnistisë, hiqet neni 3

Postuar: 12/07/2013 - 12:01

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 91 vota pro dhe 17 kundër kanë miratuar në parim projektligjin për amnistinë, pas heqjes së nenit 3 të tij. Projektligji është mbështetur nga të gjitha partitë, përjashtuar Vetëvendosjen, e cila ka vlerësuar se përmes këtij ligji po amnistohet krimi.  Ishte zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi që bëri prezantimin e tij, duke thënë se për këtë projektligj ka një konsensus më të gjerë dhe më demokratik. “Në shtetet e konsoliduara ligji vjen si rezultat i një mentaliteti dhe realiteti të shprehur përmes vullnetit të qytetarëve, por në demokracitë e brishta, siç është kjo e jona, natyrisht është ligji që tenton të ndryshojë realitetin. Unë jam i bindur se ky ligj do ta bëjë një gjë të tillë”, tha Kuçi. Kryetari i komisionit të ligjeve, Arben Gashi kërkoi nga deputetët që ta përkrahnin projektligjin, ndërsa në emër të LDK-së, Haki Demolli shprehu mbështetjen duke thënë se janë bërë ndryshimet e dispozitave të caktuara që ka kërkuar LDK-ja. “Pikërisht kjo dispozitë iu garanton të gjitha familjeve të të vrarëve, por edhe të gjithë kosovarëve se me këtë ligj nuk do të amnistohet asnjë vrasës, pavarësisht përkatësisë së tij etnike, moshës, etj”, tha Demolli. Lëvizja Vetëvendosje nuk ndryshoi qëndrim për këtë projektligj pavarësisht ndryshimeve. Deputetja Albulena Haxhiu bëri thirrje që projektligji mos të votohej. “Përfundimisht ky projektligj dhe forma e imponuar e miratimit të tij, pra dy lexime për një ditë, tregon qartë se përveçse është i dëmshëm, është edhe i pandryshuar dhe si rrjedhim i papërmirësuar. Prandaj, e vetmja rrugë e pengimit të amnistimit të krimit është vota kundër këtij projektligji. Ndaj ju bëj thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit që mos ta votoni këtë projektligj”, tha Haxhiu. Ndërsa Ardian Gjini, në emër të grupit parlamentar të AAK-së, tha se në dallim nga projektligji i kaluar, i riu ka provizione shumë të qarta. Ligji në fjalë rrjedh nga marrëveshja e 19 prillit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Miratimi i tij vjen pas apeleve të shumta të faktorit ndërkombëtar, përfshirë baroneshën Catherine Ashton, që një ditë më parë vizitoi Prishtinën. Herën e parë, ky projektligj nuk arriti që të kalojë, pasi nuk mblodhi dy të tretat e votave të nevojshme, që kërkohen për ndryshime të tilla. Për të kundërshtuar miratimin e këtij projekt-ligji, mbi 6,000 qytetarë kanë nënshkruar një peticion të shoqërisë civile.

Amnistia, hap i madh drejt normalizimit të marrëdhënieve

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi vlerësoi se miratimi i ligjit për Amnistinë është një hap i madh për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Gjatë një interviste në “Zonën e Debatit” në Klan Kosova, Thaçi nuk ia dha meritat vetëm kabinetit të tij qeverisës për kalim të ligjit. “Kemi konsultuar edhe partitë opozitare. Ka qenë një korrektësi në diskutimet tona të brendshme”, tha Thaçi. Ai foli edhe për kundërshtimet që ishin për nenin 3 të ligjit për Amnistinë. “Kemi futur edhe nenin 3, që për hir të sqarimit të opinionit publik, nënkuptonte zbutjen e dënimit për 20 % për disa të mitur, për disa femra dhe për disa të moshuar të ketë amnisti për shkelje të ligjit të Kosovës. Kryeministrit Thaçi nuk po i pëlqejnë veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje, që sipas tij, po bëhen shumë radikal për motive të pastra politike. Ndërsa, sa i përket dialogut me Ivica Daçiçin, Thaçi insistoi se kosovarët janë të përgatitur mirë. “Jemi përgatitur edhe me plan edhe me projekt. Plan dhe projekt që është përgatitur komplet nga zyra e Kryeministrit dhe që është prezantuar në të gjitha kryeqytetet e Quintit”, theksoi ai. Ndonëse pranoi se mund të ketë bërë gabime, Kryeministri Thaçi tha se vendimet që po i merr janë të mirë të zhvillimit dhe reformave politike.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2019 - 15:15

Bashkimi Evropian i bëri thirrje Bosnjës që të mbyllë menjëherë kampin e emigrantëve në Vuçjak, dhe të zhvendosë në mjedise tjera të gjithë migrantët që gjenden aty.
 

Postuar: 14/11/2019 - 15:12

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kongresi i Manastirit doli të jetë shtyll

Postuar: 14/11/2019 - 15:02

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për Kongresin e Manastirit në 111 vjetor

Postuar: 14/11/2019 - 14:58

Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer është zgjedhur raportues i Kosovës në Këshillin e E

Postuar: 14/11/2019 - 14:56

Policia e Kosovës tha sot se ka shkatërruar një sasi të armëve të shkurta dhe të gjata, të cila

Postuar: 14/11/2019 - 14:46

Dua të besoj se Evropa shumë shpejt do ta kuptojë gabimin që e ka bërë me Maqedoninë e Veriut d

Postuar: 14/11/2019 - 08:56

Ditën e sotme, do t’i jepet lamtumira e fundit regjisores së njohur Arzana Kraja, e cila u