BREAKING NEWS

“Kryebashkiaku Veliaj ruhet nga ...”/ Hoxha del me deklaratë të fortë dhe tregon çfarë rrezikojmë: Krimi ka kapërcyer vijat e kuqe, masa ekstra të sigurisë pas…

“Kryebashkiaku Veliaj ruhet nga ...”/ Hoxha del me deklaratë
x

Rajoni

“Ky është fillimi qeverisjes së re”, Albin Kurti takim ‘kokë më kokë’ me Isa Mustafën dhe Vjosa Osmanin

“Ky është fillimi qeverisjes së re”, Albin Kurti

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili doli fitues në zgjedhjet parlamentare në Kosovë ka njoftuar një takim që do të mbajë me kreun e LDK-së Isa Mustafën dhe kandidaten për kryeministre të kësaj partie, Vjosa Osmanin.

Në një prononcim të shkurtër për gazetarët para takimit, Kurti tha: “ky është fillimi qeverisjes së re, po punojmë për koalicion qeveritar që do ta shkap shtetin nga e keqja”.

Takimi do të zhvillohet në hotelin Sirius në Prishtinë, ndërsa Osmani dhe Mustafa kanë mbërritur disa minuta më parë.

Ky është takimi i parë pas zgjedhjeve të parakohshme ku Vetëvendosja doli si parti e parë. Ndërkohë ditën e djeshme Osmani pranoi ftesën e Albin Kurtit për të lidhur një koalicion.