BREAKING NEWS

Tronditëse! Krim i dyfishtë në vend, vriten me armë zjarri dy vëllezër (Emrat)

Tronditëse! Krim i dyfishtë në vend, vriten me armë zjarri
x

Rajoni

“Ky është fundi i tij”, Lefter Maliqi lëshon paralajmërimin e rëndësishëm për kryeministrin Rama dhe i bën thirrjen urgjente opozitës: Duhet të jemi të bashkuar!

“Ky është fundi i tij”, Lefter Maliqi lëshon

Deputeti Lefter Maliqi shprehet se me shembjen e Teatrit, kryeministri Rama u tregoi, sipas tij, se është diktatori.

''Ky njeri u tregoi shqiptarëve dhe unë kam bindjen që ky është fundi i tij. U tregoi shqiptarëve që unë jam diktator. Nuk pyes për as për kryetarin e opozitës, as për artistë, as për popullin. Ky njeri përdori këtë fatkeqësi natyrore në thonjëza se për mua nuk ka fatkeqësi. Fatkeqësi është në Italinë e Veriut, në vendet e ftohta dhe jo në Shqipëri. Me 30 të vdekur ka ndodhur edhe në ditë normale. Ai e përdori këtë gjë. Në zonën e kuqe të Tiranës siç thotë, për të ndaluar opozitarët, shoqërinë civile, për të ardhur nga rrethet në Tiranë, e përdori për të shkatërruar, për të bërë një ndërtim tjetër. Ndërkohë që njerëzit janë pa punë, pa dalë, të kufizuar dhe i futi në panik.'', u shpreh Maliqi.

Deputeti Maliqi pati dhe një thirrje për opozitën.

''Unë i bëj thirrje opozitës, duhet të ishte më e bashkuar, dje dhe mbrëmë. Kam rezervat e mia, unë jam deputet i pavarur, pa asnjë forcë politike, përfaqësoj qytetarët, përfaqësoj ata njerëz atje. I bëj thirrje që sot ka ardhur koha për reagimin ose të shohin qëndrimin e tyre. Reagim, organizim bashkë me shqiptarët, socialistët e zhgjënjyer sepse ndryshe ne do pranojmë diktaturën. Të mos i lëmë vetëm, ata të shoqërisë civile, ata të rinj, me dhunën që u përballëm, pra mos ta lemë më këtë njeri.'', tha ai.