
“Elsën e ‘dogjën’ në Romë”/ Frrok Çupi jep lajmin: Ja VENDIMI i Gjykatës së Romës për Elsa Lilën. Ky është lajmi, por askush nuk e publikon

“Nuredin Dumani vriste për... ”, Sali Berisha plas deklaratën 'bombë'

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen ‘diagnozën’ e krizës brenda PD-së dhe bën deklaratën e fortë

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc Çapja, Klodiana Lala zbulon çfarë i pret 14 të rrezikshmit e shpallur në kërkim: Pas një muaji do të...

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi Kodheli jep lajmin fantastik, merr postin e rëndësishëm në Asamblenë e NATO-s

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët “përpijnë” tregun e fruta-perimeve në Tiranë, shikoni pamjet çfarë po ndodh mes dy pallateve. Reagon Policia

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive tronditëse të Dumanit dhe Hoxhajt, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur, shkresat i përcillen Interpolit

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e fortë: Maskara...

“Ky është vetëm fillimi”/ Goditje në nivele të larta, arrestohet kryetari i Gjykatës dhe disa zyrtarë të tjerë

Shkruar nga SOT.COM.AL 10 Maj 2022

Me urdhër të Kryeprokurorit Special në Mal të Zi u arrestua kryetari i Gjykatës Ekonomike si dhe disa bashkëpunëtor të tij të dyshuar për vepra kriminale.
Nën dyshimin për korrupsion u arrestua (09.05.) kryetari i Gjykatës Ekonomike, Blazho Jovaniq, dhe disa persona të tjerë në disa qytete të Malit të Zi. Ndaj tyre dyshohet, se kanë krijuar organizatë kriminale, keqpërdorim të detyrës, duke i shkaktuar dëme të mëdha shtetit që llogariten në disa dhjetra million euro. Arrestimi i këtyre personave pasoi pas burgosjes së ish-kryetares së Gjykatës së Lartë të Malit të Zi,Vesna Medenica mbi të cilën po ashtu rëndon akuza për krijimin e organizatës kriminale dhe keqpërdorim detyre.
Zyrtarët e Malit të Zi përshëndesin aksionin
Kryeministri Dritan Abazoviq përshëndeti aksionin e Prokurorisë Speciale të Shtetit dhe tha, se ai paraqet përgjigjen më të mirë ndaj kritikave për përpjekje të pamjaftueshme në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sipas Abazoviq, i cili në qeverinë e mëparshme ka qenë dhe koordinator i angazhuar për shërbimin e sigurisë, tha se “drejtësia ka nisur më parë, vetëm tani do të marrë edhe më shumë vrull. ”Grupet mafioze nënvizoi ai i kanë sjellë dëme të mëdha shtetit në periudhën e mëparshme dhe se aksioni në fjalë është fillim i mbarë: “Tani ka ardhur koha që sejcili të mbajë përgjegjësi për atë që ka bërë”.
Ministri i brendshëm: “Ky është vetëm fillimi”
Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Filip Axhiq përshëndeti aksionin e Drejtorisë së Policisë në arrestimin e Kryetarit të Gjykatës Ekonomike dhe bashkëpunëtorëve të tij.
“Ne mirëpresim aksionin e policisë, aksion që është ndërmarrë me urdhër të kreut të porsazgjedhur të prokurorisë speciale dhe se “ky është vetëm fillimi në forcimin e besimit në institucionet e sigurisë”.
“Veprimet si këto të fundit, janë treguesi më i mirë i përkushtimit të luftës së pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, i cili është i një nga prioritetet kryesore të qeverisë”, tha ministri Axhiq. Ka kohë që në raportet e bashkësië ndërkombëtare thuhet se në Mal të Zi ekziston e ashtuquajtura “mafia e falimentimit”e cila përbëhet nga një rrjet gjyqtarësh të korruptuar dhe administratorësh të falimentimit, të cilët me veprime antiligjore i kanë sjellë dëme të mëdha shtetit. Emri i Kryetarit të Gjykatës Ekonomike të porsaarrestuar ka qenë ndër emrat shumë të përfolur./DW
Më të lexuarat


Abazoviç i përgjigjet ftesës për “Ballkanin e Hapur”, Vuçiç paralajmëron ndryshimin e madh për Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë

Vrau gruan në sy të foshnjës, piloti grek do ta kaloj pjesën e tjetër të jetës në...

E tmerrshme/ Pëson hemorragji në tru, foshnja 6 muajshe del pozitive me...

Saga Turqi-Greqi rrit tensionet, Erdogani tha se s’do ta shohë më me sy, reagon 'dhëmbë për dhëmbë' kryeministri grek: Athina e fortë i shqetëson disa!

Shpërthim i fuqishëm në qendër të Athinës, në vendin e ngjarjes ambulancë, zjarrfikëse dhe forca të policisë

Toka nuk gjen qetësi/ Tërmeti i fortë godet shtetin fqinj me Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Perëndimi nis zbatimin e planeve për të zhdukur influencën ruse në Ballkanin Perëndimor, ja çfarë po përgatit SHBA dhe Britania deri në vitin 2025

Paralajmërimi tronditës i politikanit të njohur serb: Vuçiç është afër helmimit ose vrasjes brutale nga rusët

Tërmeti i fortë shkund shtetin fqinj me Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Në prag të telefonatës me Putin, Vuçiç fton Malin e Zi që të bashkohet me “Ballkanin e Hapur”, Scholz vizitë në Beograd për të bllokuar “kalin e Trojës” së Rusisë
