BREAKING NEWS

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte
x

Rajoni

Ky shtet afër nesh lehtëson masat, të hënën hapen restorantet dhe qendrat tregtare

 

Ky shtet afër nesh lehtëson masat, të hënën hapen

Serbia me 168 njerëz kanë vdekur nga COVID-19, do të lehtësojë më tej masat e kufizimit, me rihapjen së shpejti të restoranteve, dyqaneve me pakicë dhe transportit publik, njoftuan sot  autoritetet.

“Restorantet dhe kafenetë do të rihapen nga e hëna, duke respektuar distancimin social dhe duke marrë të gjitha masat paraprake”, tha për gazetarët epidemiologu Branislav Tiodorovic.

Vendi me shtatë milionë banorë, në të cilin 8 500 persona në total janë infektuar me koronavirusin e ri, filloi më 24 mars lehtësimin e masave kufizuese, në veçanti duke autorizuar rihapjen e dyqaneve të vogla.

Parukeritë dhe palestrat u kthyen në biznes të hënën.

“Trenat dhe autobusët ndërqytetas do të jenë në gjendje të lëvizin nga java e ardhshme, ashtu si edhe transporti publik”, tha Tiodorovic.

I njëjti burim tha se qendrat tregtare mund të hapen më 8 maj.

Kopshtet e fëmijëve dhe qendrat e kujdesit ditor në shkollat ??fillore do të rihapen më 11 maj.

Në fund, trafiku ajror mund të rifillojë më 18 maj, duke u bërë edhe koordinimi me vendet e tjera. Aeroporti i Beogradit është mbyllur që nga 19 marsi.

Më të lexuarat