BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Rajoni

Lajçak kërkon nisjen e bisedimeve Kosovë-Serbi, Kurti: Duam dialog me parime, ja kemi lënë në dorë Brukselit

Lajçak kërkon nisjen e bisedimeve Kosovë-Serbi, Kurti: Duam

Miroslav Lajçak, i deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi, ka deklaruar se të dy palët e përfshira janë të gatshme për vazhdimin e bashkëbisedimeve dhe se e vetmja gjë që është pengesë për momentin është situata e krijuar nga pandemia e cila nuk mundëson takimin fizik mes palëve. Në fjalën e tij Lajçak ka nënvizuar se në takimet e ardhshme dialogu duhet që të arrijë në një pikë zgjidhjeje përfundimtare. “Këtë radhë duhet që dialogun ta çojmë deri në fund me arritjen e një marrëveshjeje, e cila do t’i zgjidhte një herë e përgjithmonë të gjitha çështjet e hapura dhe do ta normalizonte atmosferën, jo vetëm midis Beogradit dhe Prishtinës, por edhe në tërë rajonin” shprehet Lajçak. Emisari i Bashkimit Europia ka shtuar se është në kontakt të vazhdueshëm me të dy palët dhe pret një fillim të shpejtë të dialogut mes tyre. “Duhet marrë parasysh edhe kalendarin politik në Serbi dhe gjendjen politike në Kosovë rreth qeverisë, por faktor kryesor është gjendja epidemiologjike, e cila duhet të na e mundësojë takimin” ka përfunduar Lajçak.

Reagimi i Kryeministrit Kurti

Në lidhje me deklaratën e të dërguarit të Bashkimit Europian Miroslav Lajçak, ka reaguar Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili deklaroi se kalendari i takimeve të ardhshme me Serbinë varet nga Brukseli. Në vizitën e tij me prodhuesit lokalë në Suharekë, kreu i qeverisë ka siguruar se do të jetë ai vetë përfaqësuesi i shtetit të Kosovës në këtë dialog. Kjo sipas tij bazohet edhe në një vendim gjykate i cili përcakton se është kryeministri i vendit ai që përfaqëson shtetin në dialogë të kësaj natyre. Kurti ka siguruar qytetarët se ka përvojë dhe pa dyshim që do ti mbrojë interesat e Kosovës përballë Serbisë. “Unë jam në kontakt të rregullt me përfaqësuesin e BE z. Miroslav Lajçak, ai natyrisht që është duke përgatitur fillimin e dialogut. Ne kërkojmë që ky dialog të jetë me parime dhe i përgatitur e i organizuar mirë. Jemi gati, kemi përvojë, do t’i mbrojmë interesat e shtetit tonë dhe do ta përfaqësojmë Republikën e Kosovës ashtu siç e thotë Kushtetuta, ashtu siç e thonë ligjet tona dhe ashtu siç na njeh populli i Kosovës. Pra, varet prej Brukselit kalendari i dialogut të ardhshëm dhe në bazë të Kushtetutës të Republikës së Kosovës dhe aktgjykimit nga viti i kaluar Kosovën e përfaqëson kryeministri i saj”, deklaroi Kurti.

Reagon Vuçiç

Ndërkohë Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, në një takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Italisë si dhe me shefin e Zyrës së BE- së, ka diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, situatën në rajon, zgjedhjet që do të mbahen në Serbi si dhe për integrimin evropian. Temë diskutimi gjatë takimit ka qenë edhe bllokimi i dialogut me Kosovën si dhe situatën e përgjithshme në rajon. Në këtë takim është thënë gjithashtu se është e rëndësishme që zgjedhjet në Serbi të zhvillohen në një atmosferë të mirë zgjedhore dhe që partitë politike të bëjnë një fushatë zgjedhore të ndershme të drejtë, në mënyrë që votuesit të jenë të motivuar që të dalin sa më shumë për të votuar dhe pjesëmarrja të jetë e konsiderueshme. Përmes komunikatës për mediat të lëshuar presidenca serbe thuhet se në takim është theksuar fakti që duhet punuar për të krijuar raporte të mira fqinjësie në mënyrë që të stabilizohet plotësisht situata politike në rajon. Gjithashtu në këtë takim është diskutuar edhe luftën me pandeminë COVID-19 dhe për situatën ekonomike në Serbi.

Dy ditë më parë me ambasadorët e QUINT-it është takuar edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.