BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Ja si paraqitet situata epidemiologjike në vend

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Ja si paraqitet
x
BREAKING NEWS

“Le të shohim nga e ardhmja”, Edi Rama jep lajmin nga Egjipti: Ja çfarë do të ndodhë së shpejti

“Le të shohim nga e ardhmja”, Edi Rama jep lajmin nga Egjipti:
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pritet me ceremoni shtetërore në Egjipt, nënshkruhen tre marrëveshjet e rëndësishme

Edi Rama pritet me ceremoni shtetërore në Egjipt, nënshkruhen tre
x
BREAKING NEWS

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin. Ja çfarë ka ndodhur në kufi

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis
x
BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Rajoni

Lajçak me mision mes Prishtinës e Beogradit për të organizuar një takim të suksesshëm Kurti-Vuçiç, dialogu mes dy vendeve i vështirë

Lajçak me mision mes Prishtinës e Beogradit për të

Bashkimi Europian duket se është më i vendosur se kurrë të mos dështojë më në ndërmjetësimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, proces që deri tani nuk ka njohur një progres të dukshëm. Përfaqësuesi i unionit në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak mësohet se do të udhëtojë sërish sot drejtë Beogradit. Lajçak fillimisht ishte për një vizitë në Serbi, më tej në një vizitë tre ditore në Prishtinë ku u takua me liderë politikë, presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, ndërsa me kryeministrin Albin Kurti zhvilloi 2 takime, një në ditën e parë dhe një në ditën e fundit të vizitës. Pas takimit të dytë, Kurti tha se ka theksuar se në dialog Kosova është palë e barabartë, dhe jo temë. Sipas tij, duhet të pranohet realiteti dhe qeveritë të jenë në shërbim të qytetarëve të të dy vendeve. "Duhet të pranohet realiteti dhe të jemi në shërbim të qytetarëve të të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke”, tha Kurti. Pas një axhende kaq të ngjeshur, Lajçak rikthehet në Beograd për një vizitë dy ditore. Qëllimi i tij me sa duket është të arrihet hedhja e një hapi më shumë në dialog, proces që ka ngelur thuajse në vend numëro.  Ditën e sotme, Lajçak do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në Beograd dhe pritet që t’i përcjellë atij pikëpamjet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Zërat janë që përfaqësuesi i Bashkimit Europian është duke zhvilluar kaq shumë takime dhe ecejake mes Beogradit dhe Prishtinës, në përpjekje për të përgatitur një takim të denjë mes presidentit Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit Kurti, në mënyrë që të shmangte situatën nga dy raundet e mëparshme të bisedimeve të nivelit të liderëve politike, të cilat përfunduan në një mos dakordim dhe mungesë totale mirëkuptimi.

Qëndrimet

Nga ana tjetër, Brukseli vazhdon zyrtarisht t'i bëjë thirrje në vijimësi të dyja palëve në dialog të jenë konstruktive. Gjithsesi të shumtë janë analistët dhe njohësit e politikave ndërkombëtare, të cilët e konsiderojnë të gjithë procesin si një paaftësi të Bashkimit Europian për të kontrolluar dhe parashikuar lëvizjet e palëve. Përpara nisjes së këtij turi vizitash, zoti Lajçak ka refuzuar të fliste për mediat, por deklaroi se duhej gjetur një ekuilibër midis transparencës së procesit dhe mbrojtjes së dialogut, sepse në diskutim ishin çështje shumë të ndjeshme. "Në këtë proces, të gjithë pjesëmarrësit e dinë me hollësi shumë të madhe se çfarë duhet të bëjnë", tha atëherë Lajçak, duke shtuar se vendet anëtare të BE-së gjithashtu ishin plotësisht të informuara për situatën dhe të gjitha hapat që janë ndërmarrë në këtë proces. Përveç përgatitjes së një takimi të ri politik të nivelit të lartë, vizita e Lajçak në Beograd dhe Prishtinë mund të kuptohet në dritën e bisedimeve mbi zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe bisedimeve mbi përparimin e mundshëm drejt një marrëveshjeje përfundimtare gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Bashkimi Europian gjithashtu është shprehur se është në duart e Beogradit dhe Prishtinës që të arrijnë normalizimin e marrëdhënieve, nëse nuk duan të qëndrojnë "të ngecur" në rrugën drejt një përmirësimi të jetës, referuar këtu edhe bashkëpunimin me BE dhe favoret dhe përfitimet që vijnë nga ky bashkëpunim. "Një zgjidhje e imponuar nuk do të ishte një zgjidhje e qëndrueshme. Marrëveshja përfundimtare nuk do të jetë një marrëveshje e Brukselit apo Uashingtonit, por një marrëveshje që Beogradi dhe Prishtina duhet ta arrijnë dhe ta zbatojnë e ta respektojnë", u shpreh Lajçak përpara nisjes së turit. Deklaratat e përfaqësuesit të BE gjithashtu tregojnë se një ndryshim ka ndodhur dhe diçka nuk shkon ashtu si unioni e parashikoi. Kjo referuar faktit që në fillim të mandatit të tij vitin  kaluar, zoti Lajçak ka pretenduar se arritja e një marrëveshjeje përfundimtare është vetëm çështje muajsh e jo vitesh. Që atëherë shumë gjëra kanë ndodhur, dhe tani emisari i Bashkimit Europian vë theksin në faktin që përmbajtja e marrëveshjes, arritja dhe zbatimi i saj varen ekskluzivisht nga vullneti politik dhe bashkëpunimi i të dy palëve, duke u munduar kështu të heqë barrën e përgjegjësisë nga unioni.

Më të lexuarat