BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Rajoni

Lajçak shton presionet për dialogun me Serbinë, Vjosa Osmani vendos kushte, e vendosur kundër rishikimit të kufijve

Lajçak shton presionet për dialogun me Serbinë, Vjosa Osmani

Ditën e djeshme është zhvilluar një takim i të Dërguarit special të Bashkimit Europian dhe ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Takimi i tyre ishte në vazhdën e një sërë takimesh të planifikuara gjatë vizitës tri ditore të Lajçak në Kosovë, vizitë që do të pasohet nga takime të përgatitura në Serbi. Pas takimit, zoti Lajçak dhe zonja Osmani dolën në një konferencë të përbashkët për mediat ku bënë të ditur atë që u diskutua gjatë bisedës së tyre. U.d së presidentes sqaroi se diskutimi me të dërguarin e BE ishte shumë me përmbajtje dhe se një nga temat për të cilën u fol gjerësisht ishte ajo e dialogut me Serbinë. “I bëra të qartë në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe në veçanti në emër të institucionit që unë përfaqësoj dhe që është udhëheqësi i marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit, që dialogu duhet të ketë një reset. Duhet të ketë një rishikim që do të ndihmojë që Kosova të jetë më e përgatitur dhe mbi të gjitha të respektojë interesat e veta, interesat e qytetarëve të saj, në një proces i cili duhet me patjetër të rezultojë me njohje reciproke, ne kufijtë aktual të Kosovës dhe me Kushtetutën aktuale”, tha Osmani.

Mesazhet e Osmanit

Më tej zonja Osmani akuzoi Serbinë se nuk ka zbatuar shumicën e marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve. “Kosova gjithmonë e ka drejtuar dorën e bashkëpunimit ndaj fqinjëve, edhe në rastin e Serbisë, edhe pse Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e llahtarshme që ka kryer në Kosovë, ne kemi qenë pjesë e dialogut. Është koha që në Bruksel e kudo të kërkohet përgjegjësi nga Serbia për krimet dhe të kërkohet drejtësi ndaj saj. Vetëm kështu do të ketë paqe të qëndrueshme në të gjithë rajonin”, ka deklaruar Osmani. Kandidatja për presidenti theksoi fuqishëm që kufijtë e Kosovës nuk janë një nga pikatë të cilat mund të diskutohen në procesin e dialogut dhe se statusi si një vend i pavarur është një temë tashmë e mbyllur për Republikën e Kosovës që në vitin 2008. “Ne synojmë hapjen e një kapitulli të ri në dialog, për shkak se duhet të sigurohemi që të zbatohet në plotshmëri mandati që e marrim nga Kuvendi, që nënkupton respektimin e vijave të kuqe që vihen nga Parlamenti, psh që nuk lejohet negocim mbi kufijtë aktualë të Kosovës, që nënkupton sigurimin e integritetit terrirorial të Kosovës duke mos e bërë pjesë të dialogut, sepse Kosova e ka mbyllur statusin e saj më 17 shkurt 2008”, tha ajo. Zonja Osmani qartësoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me opozitën në këtë proces, pasi sipas saj vetëm kur Kosova flet me një zë mund të dalë e fituar. Gjithashtu ajo shprehu pritshmërinë për të pasur një bashkërendim sa më të mirë midis BE dhe SHBA. “Ne presim që dialogu të jetë mes dy vendeve të barabarta dhe kështu presim të trajtohemi edhe nga BE”, ka përfunduar ajo fjalën e saj duke i dhënë një mesazh të qartë unionit për atë se çfarë pret Kosova nga procesi dhe për faktin që nuk do të pranojë të heqë dorë nga asgjë që i takon me të drejtë.

Nga ana tjetër, zoti Lajçak është shprehur se nuk sheh asnjë pengesë që dialogu mes Kosovës e Serbisë të mos përfundojë gjatë mandatit të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Lajçak u shpreh se nuk mendon se ky është një proces që mund të marrë vite për të përfunduar, por që gjithsesi siç theksoi ai, duhet të ketë vullnet për dialog nga të dy palët. “Dua të ju them se do të vazhdojmë, sa më shpejt që Kosova dhe Serbia të jenë të gatshme. Kjo çështje mund të përfundojë në disa muaj, por nuk është çështje vitesh. Nuk është mbi ne që ta shpejtojmë këtë çështje. Nuk do të ngutemi, U takon Kosovës e Serbisë që të vendosin sa shpejt duan të vazhdojnë, nëse duan të takohen në baza javore apo mujore. Ne nuk presim të zgjasë 3 apo 5 vjet nëse ka vullnet për këtë proces”, tha ai. Lajçak po ashtu tha se e mbështet plan programin e Kurtit dhe Osmanit për Kosovën.

Më të lexuarat